Investimet e huaja – tremujori II në rënie

Hënë, 10 September 2018 15:04

Investimet e huaja direkte në tremujorin e dytë të vitit ranë në vlerën e 223 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet ranë me rreth 70 milionë euro krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistrua një rënie e lehtë, me rreth tre milionë euro.

Megjithatë, deri tani bilanci progresiv vjetor ngelet pozitiv, falë rritjes së tremujorit të parë. Në gjashtë muaj, ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja, me një rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit.

Megjithatë, tani që këto vepra janë drejt përfundimit, perspektiva e investimeve të huaja është e pasigurt, siç është evidentuar nga raportet e institucioneve ekonomike të specializuara.

Një burim tjetër i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, dërgesat e emigrantëve, u rritën edhe për tremujorin e dytë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e remitancave arriti në 182 milionë euro, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

Për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017.

Rritja e dërgesave të emigrantëve në vitet e fundit është një zhvillim deri diku i papritur; kjo mund të shpjegohet me përmirësimet e lehta në ekonomitë ku janë vendosur emigrantët shqiptarë.

Një faktor tjetër, po aq i rëndësishëm, mund të jenë valët e reja të emigracionit që kanë prekur Shqipërinë, sidomos pas heqjes së vizave me Bashkimin Europian.

Nëse emigrantët e viteve ‘90 e kanë ngritur jetën jashtë vendit dhe i kanë ulur gradualisht lidhjet me Shqipërinë, emigrantët e rinj kanë krijuar ura të reja, që, mes të tjerash, kanë sjellë edhe rritje të flukseve të remitancave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...