Braktisja e fshehtë

Hënë, 10 September 2018 16:15

Nga Bardhyl Musai

Keqkuptimi dhe keqinterpretimi i konceptit

Prej disa kohësh në arsim përdoret termi ‘braktisje e fshehtë’ dhe për shmangien e dukurisë u zbatua, para më shumë se dhjetë viteve, një projekt i financuar nga UNICEF, i mbështetur nga Ministria e Arsimit me udhëzues të veçantë dhe si artificë për eliminimin e saj u gjetën objektivat minimalë dhe minitesti. E tëra kjo nuk ishte e mbështetur në doktrinë e për pasojë edhe nuk e pati jetën të gjatë, për fat të mirë.

Por, sot ende vazhdon të përdoret termi ‘braktisje e fshehtë’ e më duhet të sqaroj se ky term është i keqkuptuar dhe i keqinterpretuar në mjedisin tonë arsimor, e për këtë arsye po ndalem shkurtazi.

Termi ‘braktisje e fshehtë’ ka lindur si pasojë e diskriminimit në shkollë të shtresave të ndryshme të nxënësve për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, fesë a prejardhjes socio-ekonomike të familjes.

Në Amerikë kjo ka ndodhur me fëmijët imigrantë, afro-amerikanë dhe hispanikë. Këta fëmijë ndonëse ishin në shkolla me fëmijët e tjerë, për shkak të prejardhjes së tyre ishin të paragjykuar dhe neglizhuar nga mësuesit, e për pasojë, si reagim ndaj këtij diskriminimi ata kishin probleme të sjelljes, të anës emocionale dhe kognitive. Këta fëmijë për shkak të diskriminimit kishin arritje të ulëta mësimore, përjetonin stres dhe kishin vetëvlerësim të ulët, prandaj edhe përbënin kontingjentin për braktisjen e shkollës më pas.

Në Rumani pas viteve ’90 shoqata e romëve reagoi ndaj qeverisë së vendit të saj se fëmijët e tyre ishin ‘të braktisur por të fshehtë’, pasi formalisht ishin në shkolla me fëmijët e tjerë rumunë, por të lënë pas dore nga mësuesit, për shkak të origjinës.

Për braktisjen e fshehtë janë kryer studime e hulumtime të shumta në vende të ndryshme, si psh., kohët e fundit për fëmijët arabë dhe etiopianë në shkollat izraelite.

Në Shqipëri, ‘braktisja e fshehtë’ si term dhe koncept është huazuar në mënyrë të gabuar, duke e trajtuar si aspekt metodologjik për nxënësit me arritje të ulëta mësimore. Në fakt, thelbi i tij është paragjykimi dhe diskriminimi, për arsyet e përmendura më lart.

Në shkollat tona kjo dukuri nuk ekziston, nuk ka segregacion, por, ka një prirje për trajtim të barabartë të nxënësve, pavarësisht origjinës dhe gjendjes social-ekonomike, shkolla është më gjithëpërfshirëse dhe paragjykime të tilla pothuaj janë zhdukur.

Në klasat tona ka probleme të shumta që kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje afatgjata, por braktisja e fshehtë nuk ekziston. Artikulimi i këtij termi është i pasaktë, i huaj për mjedisin tonë, prandaj nuk ja vlen të trajtohet. Në mjediset arsimore, përpara se të trajtohen koncepte të ndryshme, do të ishte mirë që personat përgjegjës t’i referoheshin bazës doktrinare, pasi vetëm mbështetja në teori është praktika më e mirë për shkollën, për përfituesit e saj, nxënësit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...