"Shkurtimet e gjuhës shqipe në rrjete sociale, tregues i nivelit të shoqërisë"

Tuesday, 11 September 2018 16:55

“Nëse komunikojmë sot me të rinjtë në rrjetet sociale apo edhe me mesazhe telefonike, do të shikojmë që gjithnjë e më shumë ata po përdorin shkurtime duke mos zbatuar rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, duke mos përdorur ‘ë’ apo edhe ‘ç’.”

“Në fakt shkruaj më shkurtime sepse nuk kemi kohë, dhe duam t’i bëjmë gjërat shpejt e shpejt.”

Për akademikët komunikimi i përdorur në rrjetet sociale pasqyron mangësitë që ka shoqëria në zotërimin e gjuhës shqipe, asaj të folur dhe asaj të shkruar.

Linda Mëniku, pedagoge e gjuhës shqipe pranë fakultetit të “Historisë dhe Filologjisë”, tha se “ka një mungesë të përdorimit të mirë të gjuhës shqipe. Media sociale është një reflektim i nivelit të njohjes së gjuhës shqipe nga qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të kemi pretendim të njohjes së gjuhës shqipe nga media sociale, kur aktet shtetërore dalin me gabime. 

Drejt degradimit është një fjalë që tingëllon rëndë, por nëse gjuha shqipe nuk do ketë vëmendjen e duhur, gjuha shqipe përballet sot me sfida të mëdha dhe mund të përkeqësohet.”

Për publicistin Edmond Tupe, akoma më shqetësuese është zhdukja e shumë fjalëve burimore dhe zëvendësimi i tyre me fjalë të huaja.

“Gjuha është organizëm i gjallë që mund të vetkorrigjohet, problemi është tek përdorimi i përditshëm i gjuhës shqipe. Shkurtimet bëhen dhe i kuptoj që nuk vihen këto pika në ‘ë’ në celular, por në kompjuter dhe rrjetet sociale duhet të shkruhet si duhet. Po ikën fjala kujtesë, duke përdorur fjalën memorie.”

Më problem për akademikët, mbetet edhe shtrembërimi i fjalëve në të folur dhe të shkruar nga zyrtarët dhe aktet e dala nga institucionet shtetërore./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...