Blinda dhe snajpera, FNSH e RENEA rrethojnë Niklën, shoqërohet i forti i “Krujës”

E mërkurë, 12 September 2018 09:04

Me mjete të Blinduara, mëngjesin e kësaj të marte Forcat Speciale të Policisë, FNSH, RENEA, kanë rrethuar fshatin Nikël në Krujë.

Nën survejimin e snajperëve dhe helikopterëve nga ajri, forcat speciale kanë kontrolluar dhe po vazhdojnë të kontrollojnë disa banesa të një prej bandave më të fuqishme, siç njihet si grupi i Niklës.

Burime nga policia kanë bërë me dije se deri tani janë kontrolluar vila e Flamur Hakës, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj, e ndërsa operacioni është në vazhdim e sipër.

Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar, por mësohet se është shoqëruar për në polici me mjet të blinduar një prej personave kryesor të Niklës, Flamur Haka, i njohur me nofkën "Tuku".

Dihet se zona e Niklës është një nga zonat më problematike në vend, ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, ndërsa kjo zonë njihet edhe për trafikun e drogës.

/55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 09:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...