Miku i Veliajt dhe socialistëve, anëtar i grupit kriminal që tentoi vrasjen e oficerëve të policisë në Malin e Zi

E mërkurë, 12 September 2018 17:44

Erogen Brajoviç i cili pak ditë më parë  u arrestua nga RENA si person me precedent kriminal akuzohet ët ketë lidhje edhe me bandën kriminale të Kotorrit e cila drejtohet nga Ranko Raduloviç në Malin e Zi. Kështu shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti” në një artikull të publikuar ku mes të tjerash thotë se njëri nga të arrestuarit në Shkodër gjatë operacionit të RENEA-s, Erogen Brajoviçi, është pjesëtar i këtij grupi kriminal që tentuan të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe oficerin e policisë Dushko Koprivica dhe djalin e tij Strahinja.

I njohur si ish-sportist dhe i angazhuar në politikë me deputetin Luan Harusha , Brajoviç u arrestua gjatë operacionit të RENEAS në Shkodër dhe ndodhet me 30 ditë arrest në burg me qëllim që prokuroria të provojë akuzat për të dhe për Asmer Bilalin që u vendos në arrest shtëpie, për Ilir Rustemi Bajrin dhe Emrah Plakun që janë në arrest me burg.

Ai është fotografuar me deputetin socialist të Shkodrës, Luan Harusha si dhe me shefat e komisariatit te Shkodrës në një darkë.

Sipas të përditshmes malazeze “Vijesti” Erogen Brajoviç është pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj, i cili udhëhiqet nga Ranko Raduloviç nga Nikshiqi i Malit të Zi. Ranko Radulloviç i arrestuar nga policia malazeze akuzohet si kreu i grupit kriminal me bashkëpunim të ngusht me Klanin ” Shkaljari” nga Kotorri. Sipas malazeses ” Vijesti” ndaj Erogen Brajoviç ka një aktakuzë si pjesë e këtij grupi kriminal të cilët kishin synim të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe të oficerit të policisë Dushko Koprivica dhe djalit të tij Strahinja.

Sipas kësaj të përditshme malazeze, ka qenë dëshmitari i mbrojtur Dejan Vukotiç, i cili ka zbuluar skemën e grupit kriminal të drejtuar nga Ranko Radulloviç dhe lidhjet me Klanin “Shkaljari” nga Kotorri si dhe shumën prej 500 mijë eurove të paguara për vrasjen e dy ish-oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Malit të Zi dhe oficerit të policisë dhe të djalit të tij, si dhe vrasjet e ndodhura në Mal të Zi mes Klanit ” Shkaljari” dhe Klanit “Kavaçi”.

Referuar “Vijesti” thuhet se pjesë e grupit kriminal të Ranko Radulloviq nga Nikshiqi janë : djali i tij Željko, Nikolla Mandiç, Luka Raduloviç, Darko Viçkoviç, Nenad Lubura, Rados Petrusiç, Radoje Preradoviç, Milladin Dedoviç, Stefan Raduloviç, si dhe shtetasi nga Kotori Igor Vukotiç dhe shtetasi shqiptar Erogen Brajoviç, të cilët ndodhen në arrati. Deri tani nuk ka një informacion nëse nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi të ketë mbërritur kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e 36 vjeçarit nga Shkodra Erogen Brajoviç.

105158fd86c1b8611a0b841b9241edbc_XL.jpg

bdebaa8eff590bf3ed477aef6cde232c_XL.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...