Policia kontrolle në Fier, kapet kokainë, 3 të arrestuar

E Enjte, 13 September 2018 10:57

Kontrolle janë kryer gjatë orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Njoftimi i policisë

Operacioni i koduar “Porosia e fundit”

Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.

Policia njoftoi se: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Porosia e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: Edi Subashi, 27 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Kontrollet

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:

  • •Fatmir Hoxha, 48 vjec, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

  • • A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjetë një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

  • •Petrit Halimi, 27 vjec, banues në Mallakastër.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...