60 mijë lekë m2, a ka dijeni Taulan Balla për mafien e druve?

Saturday, 15 September 2018 19:12

Socialistët nuk lenë stinë që t’u ikë pa i shfrytëzuar dhe marrë frytet nga të mbjellat e kohës. Ndërsa pranvera dhe vera shfrytëzohet për mbjelljen e kanabisit, Taulant Balla përqendrohet edhe për stinën e vjeshtës dhe të dimrit.

Sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje, për banorët në zonat rurale, përbën një proces jetësor , hyrja në fuqi e ligjit të moratoriumit në pyje i cili nisi të zbatohej që prej datës 11 shkurt 2016.

Një masë kjo për të përqendruar tregun e druve vetëm në dorë të pushtetarëve. Dhe këtë treg rezulton ta ketë kapur Taulant Balla. Epiqendra e këtij biznesi është fshati Stravaj dhe ortakët janë Taulant Balla dhe Flamur Veizi, miku i deputetit të Librazhdit. Ky i fundit u arrestua njëherë për prerje të pyjeve në zonën e Librazhdit por me ndërhyrjen e Ballës u lirua në vitin 2016.

Në fakt qytetarëve nuk u intereson shumë se tek kush i blejnë drutë e ngrohjes, por çmimi i tyre.

Me shpalljen e moratoriumit të pyjeve , sipas vendimit të qeverisë , shitja e materialit drusor të pyjeve publike, me qëllim ngrohjen e popullsisë, bëhet vetëm nga bashkitë, drejtpërsëdrejti te popullata apo enti shtetëror, ndërkohë që transporti i lëndës drusore për ngrohje mund të realizohet nëpërmjet të kontraktuarit të saj nga vend depozitimi deri në destinacionin e blerësit . Në pikën 11 të këtij vendimi përcaktohet se “ Sasia e lëndës drusore së prerë i dorëzohet bashkisë e cila më pas e magazinon dhe e administron atë sipas planifikimeve të miratuara paraprakisht nga drejtoria përkatëse në Ministrinë e Mjedisit . Pas marrjes në dorëzim nga bashkia shitja e tij në pikat e depozitimit bëhet sipas tarifave të përcaktuara në vendimin nr.391 dt 21.3.2006 të Këshillit të Ministrave , “ Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave” . Sipas tabelës së tarifës bazë të lëndës drusore (në këmbë) që shoqëron këtë vendim pika 1 a) përcakton dhe çmimin e lëndes drusore si ; ah për m3 (e mesme dhe e trashë mbi 22 cm vlerësohet me çmimin 2400 lekë , ndërsa çmimi i dushk-ut për m3 (e mesme dhe e trashë mbi 22 cm ) vlerësohet me çmimin 2700 lekë.

Por sot, në  fushat e licensuara lënda drusore kap dyfishin e tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, vlera të cilat variojnë për drurin e ahut nga 5000 ( katërmijë e shtatëqind) lekë deri 6000 ( pesëmijë) lekë, ndërsa druri i dushkut kap vlera akoma më të larta.

Pra a është e mundur që familjet të përballojë një kosto të tillë, në qytete ku papunësia është në rritje dhe mungesa e investimeve në këtë sektor është shumë e ndjeshme , ku paga e punëtorit në sektorin privat është minimale nga pamundësia e këtij të fundit për të shlyer të gjitha detyrimet.

Modifikuar më Saturday, 15 September 2018 21:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...