Helmohen dy naftëtarë, përfundojnë në spital

Hënë, 17 September 2018 16:45

Dy punonjës të një kompanie nafte në qytetin e  Delvinës kanë përfunduar në spital në rrethana ende misterioze.

Sipas njoftimit të Policisë Delvinë, ngjarja ka ndodhur dje kur gjatë punës në puset e naftës të një kompanie, shtetasit H.M., 62 vjeç dhe M.P., 26 vjeç, banues në Patos, Fier, nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ata janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh kanë shfaqur dy punonjësit që punonin në puset e naftës jashtë qytetit të Delvinës prej disa muajsh. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Delvinë – Informacion paraprak

Më datë 16. 09. 2018, gjatë punës në puset e naftës të një kompanie, shtetasit H. M., dhe M. P., vjeç 62 e 26, banues në Patos, Fier, nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore, të cilët janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...