×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zbulohen gjilpëra metalike dhe paramanda brenda në luleshtrydhe

Tuesday, 18 September 2018 14:56

Gjilpëra metalike në luleshtrydhe. Ky është skandali i fundit që ka goditur Australinë Deri më tani luleshtrydhet e kontaminuara janë raportuar në 6 shtete, ndërsa një person është shtruar në spital pasi konsumoi një prej tyre.

Policia e Queensland, në Australi, nuk është e sigurt nëse sabotimi shkatërrues i industrisë së luleshtrydheve është vepër e një personi të vetëm apo disa personave që veprojnë në mënyrë të pavarur. Sipas The Guardian, kriza po përhapet pasi gjilpërat metalike u gjetën në luleshtrydhet në Queensland, Australi Perëndimore dhe Tasmania.

Zëdhënësi i Policisë Queensland Ian Stewart tha se hetimi ishte i ndërlikuar nga rrjeti i gjerë i zinxhirëve të furnizimit ku prodhohen dhe dërgohen luleshtrydhet. Hetimi u ndërlikua më tej kur një grua 62-vjeçare u kap duke futur një gjilpërë metalike në një banane në Queensland. Gruaja, e kapur në një dyqan në Mackay, mendohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Në një deklaratë, policia tha se ata po e trajtonin ngjarjen si një incident të izoluar pa asnjë lidhje me hetimet e tjera të kontaminimit të ushqimit. Ministri i bujqësisë së Queensland, Mark Furner, u takua me kultivuesit e luleshtrydhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre pasi numri i rasteve të kontaminimit të gjilpërës ka shkuar në 10 dhe shpërndarësit e ushqimit në Zelandën e Re po heqin luleshtrydhet australiane nga stoku i tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...