Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit

E mërkurë, 19 September 2018 09:46

Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë.

Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë.
Këto fruta janë shumë të pasur me vitaminat B2, B1 dhe A.
Ato përmbajnë acide yndyrore dhe antioksidantë.
Fiqtë janë gjithashtu të pasur me zink, kalçium, selenium, bakër, mangan, magnez dhe hekur.
Fiqtë dhe diabeti
Këto fruta janë të ëmbël por gjithashtu përmbajnë shumë fibër e cila ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave në gjak.
Kjo do të thotë se fiqtë janë fruta të shëndetshëm për diabetikët por pa e tepruar.
Diabetikët duhet të zgjedhin fiqtë me lëkurë me ngjyrë të errët të cilët janë më të pasurit në vlera.
Minerali kalium që gjendet tek fiqtë është i mirë në pakësimin e insulinës.
Ju mund të mbani nën kontroll diabetin duke konsumuar mjaltë me fara fiku.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e një luge çaji me pak mjaltë dhe fara fiku për 7 ditë me radhë.
Për të nxjerrë farat e fiqve mjafton të vendosni tulin e fiqve në në tas me ujë, ta përzieni përmes një luge të vogël dhe farat do dalin vet.
Megjithatë, duhet të tregoni kujdes sepse kjo kurë kërkon mjaltë të pastër dhe organik.
Nëse keni pikëpyetje për mjaltin, duhet të dini se ndikimi i mjaltit të nivelin e sheqerit në gjak është më i mirë se vetë sheqeri.
Mjalti tretet më lehtë por sidoqoftë ai duhet konsumuar me kujdes.
Gjethet E Fikut Kundër Diabetit
Një tjetër kurë e rëndësishme kundër diabetit është ajo e gjetheve të fikut.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.
Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një rënie të sasisë së insulinës të nevojshme për organizmin.
Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.
Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit, përtypen veçmas, por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: U.S. National Library of Medicine

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...