Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard do të zhvillojë një vizitë treditore në Shqipëri.
Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen dhe ka njoftuar se gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare.