Sigurimet, tregu me fitim – 7.5 milionë euro për vitin 2017

E mërkurë, 19 September 2018 15:16

Të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës e mbyllën vitin 2017 me fitim. Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë kishte vlerën e 958 milionë lekëve ose 7.5 milionë eurove. Vitin 2016 tregu e kishte mbyllur vitin me humbje për 990 milionë lekë, por kjo e ndikuar sidomos nga humbjet e vetëm dy kompanive, ndërsa të tjerat kishin qenë sërish fitimprurëse.

Fitimin më të lartë neto në treg e raportoi kompania Eurosig, me 376 milionë lekë, e ndjekur nga Sigal me 248 milionë lekë. Kompanitë e tjera, pavarësisht rezultatit pozitiv, nuk arritën vlera nëntëshifrore të fitimit neto. Albsig raporti një fitim prej 85 milionë lekësh, Sigma Interalbanian 76 milionë lekë, Intersig 67 milionë, Atlantik 51 milionë, Ansig 32 milionë dhe Insig 23 milionë.

Megjithëse prej vitesh kompanitë janë në shumicën e tyre fitimprurëse, kjo nuk i ka përmirësuar shumë problematikat e lidhura me shlyerjen e dëmeve. Megjithëse për vitin 2017 raporti dëme-prime ishte ndër më të lartët e regjistruar ndonjëherë për tregun shqiptar, me 34%, sërish rezultati financiar ishte fitimprurës.

Gjithashtu, në vite kompanitë kanë akumuluar detyrime të mëdha ndaj fondit të kompensimit të byrosë shqiptare të sigurimeve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...