OKB: Shqipëria vendi më i varfër në Rajon dhe Europë

E mërkurë, 19 September 2018 15:41

Shqipëria ka nivelin më të ulët të ardhurave në rajon e Europë si dhe fuqinë blerëse më të dobët, çka na bën padiskutim vendin më të varfër në rajon. Por në këtë varfëri, ka diçka me të cilën mund të mburremi, dhe kjo është barazia. Shqipëria është ndër vendet që e vuan më pak se të gjitha vendet e tjera të rajonit këtë fenomen dhe vendi që e vuan më pak në drejtim të të ardhurave.

Të dhënat dalin në pah nga indeksi më i fundit i zhvillimit njerëzor (HDI) i Kombeve të Bashkuara (OKB), e që është ndër indekset më të rëndësishme në nivel global, si dhe referencë për të gjitha raportet dhe studimet kyç.  Me 0.707 pikë, Shqipëria është e dyta në rajon në drejtim të pabarazisë, ku pikëzimi më i lartë tregon performancë më të mirë. Në rajon vetëm Mali i Zi është më mirë se ne. Të dhënat tregojnë gjithashtu se, Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm në krahasim me raportin e kaluar, duke u ngjitur nga 0.685 pikë, në 0.707. Por, me barazi, indeksi i referohet barazisë në shumë sektorë, pra edhe në arsim, shëndetësi, etj.
Kur bëhet fjalë për pabarazinë në të ardhura, Shqipëria ka performancën më të mirë. Pra vendi më i barabartë në rajon në këtë drejtim, me një koefiçent në 12%, duke zbritur nga 18.3% të vitit të kaluar, si dhe duke i `rrëmbyer` Malit të Zi vendin e parë në rajon. Shqipëria rezulton gjithashtu si vendi që humbet më pak nga të gjitha vendet e tjera në indeksin e zhvillimit njerëzor (HDI), si pasojë e pabarazisë, vetëm 10%.
Në indeksin e këtij viti, vendi ynë pozicionohet i 68-ti ndër 188 vende të botës. Ndërkohë, vlen për t`u theksuar fakti se, Kosova nuk është pjesë e këtyre statistikave, duke qenë se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk e ka pranuar ende si një vend anëtar.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 15:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...