Avokatët e Shullazit i dërgojnë letër Arta Markut, ja çfarë i kërkohet kryeprokurores

Hënë, 24 September 2018 13:39

Mbrojtësit ligjorë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Endri Qyqjas u janë drejtuar me një letër Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Kryeprokurores Arta Marku.

Duke e konsideruar si një ndër çështjet që ka tërhequr më shumë vëmendje në opinion, mbrojtësit e Shullazit dhe të pandehurve të tjerë thonë se jo gjithmonë është bërë e ditur e vërteta për këtë çështje.

“Çështja në ngarkim të Emiljano Shullazit, etj., ka qenë një ndër çështjet që në dy vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, etj., janë akuzuar për vepra penale të rënda dhe opinionit i janë servirur si përfaqsuesit më të spikatur të botës së krimit. Jo gjithmonë e vërteta lidhur me këtë çështje është bërë e njohur dhe kjo ka krijuar në opinion idenë se po ndëshkohet një grup i rrezikshëm kriminal, ndërsa prokurorët e çështjes kanë marrë pamjen e kalorësve në këtë betejë kundër krimit.”

Sipas tyre, kjo situatë ka dëmtuar shqyrtimin e kësaj çështjeje në mënyrë të paanshme dhe se tashmë kur ka ardhur drejt fundit, ekziston rreziku që të pandehurit të mos marrin dënimin e bazuar në prova.

“Kjo situatë ka dëmtuar shqyrtimin e “ftohtë” dhe “të paanshëm” të kësaj çështjeje, ka dhunuar parimin madhor të prezumimit të pafajsisë dhe tashmë që çështja ka mbërritur në finish, rrezikon që paragjykimi dhe zhurma e krijuar rreth saj, të mos lejoje si përfaqësuesit e akuzës, ashtu dhe vetë gjykatën që të vendosin sipas “liberum arbitrium”, pra, sipas zgjedhjes së tyrë të lirë, sipas bindjes së bazuar mbi prova dhe vetëm mbi to”. “Kjo na detyron që të tërheqim vëmendjen tuaj në këtë moment delikat, për të garantuar se në vendimarrje ata do te jene te pandikuar”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ata rendisin shkeljet ligjore, që sipas tyre, janë bërë në procesin kundër klientëve të tyre dhe kërkojnë që çështja e tyre t’i nënshtrohet një analize të thelluar institucionale dhe ligjore./Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...