Xhelal Mziu: Unikale, “Rilindja” i heq Kamzës, bashkisë së 6-të në vend, Zyrën e Punës

Tuesday, 25 September 2018 10:06

Absurdi i “Rilindjes” nuk ka të sosur. Mirë që prej vitit 2013 nuk kanë punësuar qytetarët, por institucionet që janë përgjegjëse për nxitjen e punësimit kanë qenë totalisht inefiçente. Kujtojmë propagandën e qeverisë për hapjen e zyrave të punës, rikonstruksionin e tyre, duke harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për komoditetin e të punësuarve të “Rilindjes” apo trajnimeve të pasuksesshme, por pas 5 vitesh në pushtet zyrat kanë rezultuar pa efektivitetin e duhur. Pavarësisht nga kjo, qeveria e “Rilindjes” ka bërë atë që nuk pritej, duke mos i shtuar këto zyra në shërbimin qytetar, por edhe duke i heq aty ku ishin. Rasti konkret është Kamza. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, e ka dënuar që në momentin kur ndodhi, pra u mor vendimi për ta lënë Kamzën pa Zyrë Pune dhe sërish reagon ndaj këtij absurdi.

“Jemi rast unikal në Shqipëri, në të 61 bashkitë, që Kamza nuk ka Zyrë Pune. Qeveria e ka hequr Zyrën e Punës nga njësia jonë administrative për ta çuar në territorin e Bashkisë Tiranë. Ky është një absurditet, e pafalshme. Si mund të lësh bashkinë e 6-të më të madhe në vend për nga numri i popullsisë pa Zyrën e Punës!? Banorëve të Kamzës u duhet të shkojnë në Tiranë duke harxhuar kohë dhe para, duke ndenjur në radhë për një vërtetim papunësie apo kërkesë për t’u punësuar!”, - thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Sipas kryebashkiakut Mziu, kjo vijë sjelljeje e qeverisë me këtë veprim konkret është në vazhdën e diskriminimit që qeveria “Rama” po i bën Kamzës dhe banorëve të saj prej ditës së parë që “Rilindja” erdhi në pushtet në vitin 2013. “Zyra e Punës në Kamëz duhet të kthehet urgjent, jo se ka pasur efektivitetin e duhur për të punësuar qytetarët, duke qenë inefiçente si të gjitha zyrat e tjera, por është e nevojshme për procedurat e nevojshme administrative që u duhen banorëve të Kamzës të kryejnë në këtë zyrë të shtetit. Bashkia Kamëz i pati ofruar ambientet te One Stop Shopi për Zyrën e Punës, ashtu siç kanë qenë dikur, më pas “Rilindja” e transferoi në një ambient privat, derisa erdhi momenti kur e hoqën fare nga Kamza këtë zyrë”- thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.
Në një studim të posaçëm për efektivitetin e zyrave të punësimit në Shqipëri, Banka Botërore ka gjetur mungesë efiçencë në zyrat e punës sidomos në drejtim të ndërmjetësimit.
Në këtë studim BB konstaton se “Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në Shqipëri, përveçse ndërmjetëson punëdhënësit dhe punëmarrësit, ofron trajnim për të papunët e regjistruar, por efektiviteti i këtyre trajnimeve është në diskutim për shkak se pas përfundimit punësohen shumë pak ose aspak persona”. Pergatiti: Edmond Duraku

Zyra punes1.jpg

Modifikuar më Diel, 25 October 2020 23:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...