Projektligji, shfuqizohet gjoba për mosdeklarim ndryshim banese brenda 6 muajve

Tuesday, 25 September 2018 11:48

Qytetarët që ndryshojnë banesë dhe nuk e deklarojnë atë do t’i shpëtojnë gjobës për 6 muaj.

Sipas një projektligji të ri të dërguar në Kuvend, parashikohet ndryshimi i masës së gjobës për banorët që ndryshojnë banesë dhe nuk e deklarojnë brenda 6 muajve.

Në nenin 11, të projektligjit, është parashikuar një dispozitë kalimtare, me qëllim pezullimin e masës së gjobës për një periudhë prej 6 muajsh, e cila, aktualisht, aplikohet ndaj shtetasve që nuk deklarojnë ndryshimin e vendbanimit, brenda afateve ligjore.

“Vlera e gjobës, e cila u rrit ndjeshëm me ndryshimet ligjore të ligjit për gjendjen civile, në vitin 2016, nuk solli efektet e pritshme në ndërgjegjësimin e shtetasve për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit. Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi, shtysë tjetër për ndërgjegjësimin e atyre shtetasve që nuk kanë deklaruar vendbanimin aktual, përmendim këtu shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit.”- thuhet në relacionin që shoqëron pr.ligjin.

Në vitin 2016 u vendos që banorët që ndryshojnë banesën kanë detyrim ligjor deklarimin e tyre pranë gjendjes civile përkatëse, ndryshe masa e gjobës për mosdeklarim do të ishte 10 mijë lekë.

Sipas relacionit, pikat e tjera që synohet të përmirësohen lidhen kryesisht me:

– rregullimin e marrëdhënies së punës së nëpunësve të shërbimit të gjendjes

civile në bashki/njësi administrative si dhe në zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut, për të qartësuar detyrimet e punëdhënësit, në rastin konkret të kryetarit të bashkisë dhe prefektit të qarkut, të cilët kanë detyrimin për lidhjen e kontratës së punës me nëpunësin e shërbimit të gjendjes civile, që emërohet sipas rregullave të përcaktuara nga DPGJC-ja;

– administrimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, në linjë me politikat

e administrimit të bazave të të dhënave shtetërore;

– parashikimin në mënyrë të shprehur qartë për ofrimin e shërbimeve nga zyrat e gjendjes civile për shtetasit me vendbanim në juridiksionin territorial të tyre;

– pezullimin e masës së gjobës për gjashtë muaj, nga hyrja në fuqi e këtij projektligji, për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit nga shtetasit brenda afateve ligjore.

 

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”, propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, siç janë dy prej çështjeve kryesore lidhur me ndryshimin e politikave të ndjekura nga Këshilli i Ministrave për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore si dhe pezullimin për gjashtë muaj të masës administrative që aplikohet ndaj atyre shtetasve që nuk deklarojnë ndryshimin e vendbanimit brenda afateve ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...