×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nisën të ndërtojnë shkollën me lekët e tyre, dy mësuesit heronj indinjohen keq: Turp t’ju vijë

Tuesday, 25 September 2018 13:32

Mësuesit heronj Donald Dervishi dhe Borsion Spaho u cilësuan si heronj për aktin e tyre mjaft human pasi nisën të ndërtojnë në Vëndresh Mal, në Skrapar shkollën me lekët e tyre dhe të donatorëve.

Por ata janë befasuar dhe njëkohësisht indinjuar ditën e sotme pasi janë penguar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Berat. Ata i kanë ndaluar me pretendimin se në një pjesë të shkollës po zhvillohet mësim e në pjesën tjetër po rikonstruktohet.

Vetë mësuesi Donald Dervishi përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka bërë të njohur këtë fakt ku ka shkruar se Inspektoriati Shteteror shëndetësor Berat i ka njoftuar se punimet e tyre po pengojnë procesin mësimor.

REAGIMI I PLOTË:

fff

Miq, ju kujtohet që ne, në bashkëpunim me Bashkine Skrapar filluam të bënim disa rregullime të shkollës së fshatit Therepel për nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila është shkollë vartëse e shkollës “Ferit Bregu” Vendreshe.

Ju kujtohet besoj.

ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur ditën e dytë të shkollës për kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Në një pjesë të shkollës po kryehet mesim, në pjesën tjetër po bëhet rikontruksion i shkollës”.

Populli thotë: “Kur nuk bën mirë, keq pse bën?”

….

Se cfarë pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.

TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!

Po nga një anë nuk keni faj, se me një ditë  inspektim justifikoni rrogen për 6 (gjashtë) muaj…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...