Arrestohet 18-vjeçari me 2 armë në Fushë-Krujë (emri)

Tuesday, 25 September 2018 15:08

Megjithëse sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe mund të quhej maxhoren, kjo gjë nuk e ka penguar të mbajë jo një por tre armë. Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo që mbajnë armë në banesë, shërbimet e Policisë mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Abedin T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tjetër, pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.

Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...