Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Tuesday, 25 September 2018 18:45

Deputeti demokrat i Shkodrës Romeo Gurakuqi i ka bërë një kërkesë publike anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të mos lejojnë ndërtimin e dy HEC-eve në Malësinë e Madhe. HEC-et, me lejen e kryeministrit Edi Rama do të ndërtohen në luginën se Lumit të Cemit në Selce.

“Ju përfaqesues te ndergjegjshem te komuniteteve te lira te Malesise, nuk mund te aprovoni projekte private, qe sjellin perfitime per nje koperture individesh. Duhet te keni te qarte skemat qe aplikohet : ata shume shpejt do ta transferojne objektin e ndertuar mbi pronen komunitare te malesoreve, ne duart e “investitoreve”te vertete te prapaskenes”, shkruan ndër të tjera Gurakuqi.

Kërkesa e deputetit demokrat Romeo Gurakuqi:

Kerkese
Drejtuar anetareve te Keshillit Bashkiak te Malesise se Madhe!
Objekti: Per rrezimin e kerkeses te organeve ekzekutive, per heqjen nga fondi pyjor i zones se Kelmendit, te nje siperfaqeje qe do te destinohet per ndertimin e HEC te Murrasit.

Te nderuar perfaqesues te Malesise se Madhe shqiptare!

Me cilesine e deputetit te Qarkut te Shkodres dhe perfaqesues i juaji ne Kuvendin e Shqiperise, ju drejtohem te gjitheve ju, zonja dhe zoterinj te nderuar, trashegimtare te Kreshnikeve te Alpeve, pa dallim bindjesh dhe pozicionesh politike, kerkesen per refuzimin e perpjekjes per shkaterrimin e mjedisit natyrore te perles se natyres se vendit, lugines se Lumit te Cemit ne Selce.
Ju neser, me date, 26 shtator 2018, per se dyti, jeni thirrur per te aprovuar nje shkaterrim te perseritur te fondit pyjor te Kelmendit, pjese e pronesise komunitare te nje fisi krenar, trashegemia e te cilit i perket prejardhjes ilirike dhe arbnore, fond dhe pasuri qe askush nga invadoret qe u orvaten ta tjetersojne, nuk ia arriti qellimit.
Ne menyre te perseritur, Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ka dhene leje, nje Strukture te Posacme te Improvizuar, per ndertimin e dy hidrocentraleve, qe pervec shkaterrimit te mjedisit natyror te Kelmendit, rrenimit te rruges automobilistike drejt Selces, Lepushes dhe Vermoshit, nuk sjellin ne kembim, asnje perfitim energjitik dhe infrastrukturor per popullsine e krahines, qe privacionet ne vendlindje, e kane vene ne rrugen e ikjes.
E njejta qeveri qe nuk jep asnje pergjigje , kerkeses sone per rindertimin e rrjetit energjitik te Kelmendit, te Shkrelit dhe te Boges, qe ka lene pa nderlidhje rrugore Vuklin dhe Nikcin, qe nuk interesohet fare per nderlidhjen telefonike te Alpeve; i njejti grup njerezish qe kane uzurpuar pushtetin ne Tirane dhe nuk perfaqesojne, as interesat e socialisteve te Malesise, ka dhene leje per ndertimin e HEC-ve Murras 1 dhe 2. Dy HEC-e private qe nuk jane projektuar per te permiresuar cilesine e jetes dhe biznesit ne keto ane, por per transferime te produktit jashte territorit ne Bashkise.
Ju, perfaqesues te ndergjegjshem te komuniteteve te lira te Malesise, nuk mund te aprovoni projekte private, qe sjellin perfitime per nje koperture individesh. Duhet te keni te qarte skemat qe aplikohet : ata shume shpejt do ta transferojne objektin e ndertuar mbi pronen komunitare te malesoreve, ne duart e “investitoreve”te vertete te prapaskenes. Nga pervojat, kjo perben nje skeme te kamufluar te filtrimit financiar, qe ne kushtet e nje qeverie te pergjegjeshme, qe respekton ligjin, njeh te drejtat e pronesise se para pushtimit komunist, nuk do te mund te realizohej.
Perpjekja qe po realizohet eshte gjithashtu ne kundershtim me aktet e Konventes se Bernes te Keshillit te Europes ( Convention on the Conservation of European Wildlife and Natural Habitats. Mbrojtja e biosferes se nje krahine te Alpeve shqiptare aq shume te vizitueshme nga turistet vendas dhe te huaj, njohja e pasurise se nje popullsie autoktone, sic eshte ajo e Kelmendit, eshte nje detyrim i shtetit shqiptar. Ne kundershtim me detyrimet e veta kombetare edhe nderkombetare, qeveria e ketij vendi ben te kunderten, rrenon trashegimine natyrore, pasurine komunitare dhe pronen private te banoreve te Selces.
Ne cilesine e deputetit te Shkodres, une prej kohesh i kam adresuar Kryeministrit te vendit dhe Ministrit te Energjitikes, kerkesen per ndalimin e punimeve, anullimin e lejeve dhe kthimin e gjendjes se lugines ne situacionin pararendes. Kjo kerkese u eshte percjellur per dijeni, perfaqesive diplomatike ne vendin tone.
Per arsye te nderhyrjeve ekzekutive qe bien ndesh me rendin tradicional dhe modern te krahines, une ju kerkoj juve te nderuar keshilltare, te refuzoni kerkesen per tjetersimin e prones komunitare ne Njesine Administrative Kelmend.
Kerkesen time e bazoj ne besimin, qe kam tek ju, te patriotizmi dhe vetedijshmeria juaj. Ju jeni njekohesisht perfaqesues te mijera dhe mijera emigranteve nga Malesia, qe pavaresisht se nuk jetojne gjithe kohen ne Shqiperi, me mendje dhe me zemer jane ne vatren stergjyshore, te cilen ju jeni te thirrur e ta mbroni me qendrimin tuaj patriotik.
Une kam besim ne vetedijshmerine tuaj!

Me konsiderate
R. Gurakuqi
Deputet i Qarkut Shkoder

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...