Harta e prodhimeve tradicionale, Shkodra me numrin më të madh të produkteve

E mërkurë, 26 September 2018 07:01

Ministria e Bujqësisë ka formuluar një listë, e cila ka fuqi ligjore në aspektin e prioritizimit të produkteve tradicionalë të cilat kryesisht përfaqësohen nga kafshë, bime, gatime dhe veshje. Lista përfshin të gjitha qarqet dhe rajonet e tyre nga Jugu në Veri dhe është përqendruar me disa varietete vendase të kultivimit të rrushit, kumbullës, shegës, ullirit, arrave, lajthive, mollëve etj. Më tej lista vijon me prodhime autoktone si, djathi, turshia, jufkat, vera, mjalti, oshafi, vaji i ullirit, glikoja etj.

Në listë janë përfshirë disa raca dhish si ajo e Hasit, dele, troftë, krapi, etj. Lista përfshin perime dhe zarzavatet, ku spikasin disa lloje vendase si patatja e Shishtavecit, domatja zemër kau, lakra dhe preshi i Kasharit. Lista e produkteve tradicionale zgjerohet edhe në drejtim të bimësisë së egër ku spikasin, boronica, gështenja, thana. Disa gatime tradicionale janë përfshirë gjithashtu, të tilla si, fërliku, byreku me qumësht, fërgesa, flija, mishi i thatë dhe maza e zier, aparashi, tava e krapit, qullmishi etj,

Në dallim nga qarqet e tjera, Shkodra ka numrin më të madh të produkteve tradicionale që përfshijnë që nga kultivarët e fushës, gatimet e veçanta të zonës, kafshë, bimë të egra, dhe peshq të detit dhe liqenit.

Tirana renditet e dytë pas Shkodrës për intensitetin e lartë të identifikimit të produkteve tradicionale.

Përveç Shkodrës dhe Tiranës paraqiten me intensitet të lartë te produkteve tradicionale, Puka, Malësia e Madhe, zona e Dibrës etj.

Ministria e Bujqësisë këtë vit për herë të parë ka përfshirë në skemën e subvensionit kete vit mbështtje ekstra për prodhimet e tradiconale, të cilat mbështen nga një listë për çdo qark.

Skema financon ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale me grant deri në 70% të vlerës së investimit, jo më shumë se 15,000,000 lekë për subjekt.

Konsumatorët shqiptarë kanë një prirje të fortë për produktet tradicionale, veçanërisht të mishit, por edhe për produktet e bëra nga qumështi, frutat dhe perimet. Tregjet ekzistuese lokale kanë potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm, nëse objektet dhe pajisjet modernizohen dhe prodhuesit fillojnë të promovojnë dhe shpërndajnë produktet e tyre me një qasje profesionale, duke i dhënë vlerë avantazhit të tyre konkurrues. Ka mundësi për të zhvilluar skemat e cilësisë, bazuar në origjinën gjeografike dhe specialitetet tradicionale, duke rritur në ketë mënyrë vlerën e shtuar. Mungesa e standardeve të ndryshme minimale të sigurisë së ushqimit (më të ulëta) për përpunimin në fermë dhe marketingun e drejtpërdrejtë, ashtu sinë shumë Shtete Anëtare të BE.

Sakaq ministria e Bujqësisë ka në proces konsultimi një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriteret se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta certifikoje atë

Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...