Një zjarr i madh ka rënë sot në Levan në një sipërfaqe me ullinj. Paraprakisht mësohet se vatra e zjarrit u përhap një orë më parë.
Shkak i zjarrit është bërë një pemë, e cila është rrëzuar mbi telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar dhe flakët.
Po ashtu edhe era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, aq sa ka qenë e pamundur që të lokalizohet. Faqet e malit janë përfshirë nga flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi.