Zbardhen përgjimet, Balla mori nga një grup kriminal 3 milionë euro për fushatën

E mërkurë, 26 September 2018 19:55

Një oficer policie ka dhënë një dëshmi tronditëse lidhur me kërcënimin që i është bërë me armë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të Krujës, Rrexhep Rraja, në prani të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputetit Rraja dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi. Por në rrëfimin që ai bën për gazetarin tregon se ka përgjime mes Taulant Ballës dhe një grupi kriminal në Elbasan, ku ata i thonë se i kanë dhënë sekretarit të Përgjithshëm të PS-së 3 milionë euro për fushatë. 

Pjesë nga rrëfimi i oficerit të policisë:

GAZETARI: Ka një moment tjetër Emiliano, unë kam parë nga materialet që kemi shkëmbyer për shkak të punës suaj që edhe me kërkesë të grupeve apo kontigjenteve kriminalë, edhe në Elbasan, janë larguar disa oficerë policie nga Taulant Balla pasi e kanë kërkuar këto grupet e inkriminuara të pakënaqura me policinë.

EMILIANO NUHU: Ky grup kriminal shumë i fuqishëm në zonën e Elbasanit, drejtohet dhe mbështetet nga Taulant Balla.

GAZETARI: Këtë e keni për shkak të punës?

EMILIANO NUHU: Për shkak të punës i kam mësuar dhe dua ta tregoj me detaje këtë pjesë. Kur Policia e Shtetit në vitin 2017, Drejtoria e Elbasanit, ka shoqëruar dy persona me precedentë kriminalë të theksuar në zonën e Elbasanit, nuk dua t’i përmend me emra. Në makinën e policisë, këta persona kanë marrë Taulant Ballën dhe i kanë thënë “Ç’ne ke sjellë këta polica këtu që na hapin punë?” Dhe mbas disa ditësh nga drejtori i Policisë vendore të Qarkut Elbasan, te shefat e sektorit, te zëvendësdrejtori, rreth njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë oficera, janë liruar direkt nga policia e shtetit.

GAZETARI: Pra listën që u dhanë personat e inkriminuar, deputetë të nderuar e ekzekutuan?

EMILIANO NUHU: Gjithë listën që e kërkoi krimi i organizuar, e zbatoi direkt deputeti Taulant Balla. Me fuqinë e vetë si deputet në rrugë institucionale, i shkarkoi.

GAZETARI: Përdori pushtetin e tij që të gjithë e njohim, për të..

EMILIANO NUHU: Për të çuar në krye të policisë ose në drejtimin e policive lokale, oficera që do grupi kriminal i zonës.

GAZETARI: Pra janë këta grupe që vendosin emërimet e oficerëve?

EMILIANO NUHU: Këta grupe në të gjithë Shqipërinë vendosin emërimet e oficerave të policisë, oficerave madhorë, për shkak që të mos të hetohen dhe ta kenë çdo gjë nën kontroll.

GAZETARI: Për shkak të detyrës pra, informacionin që ju e keni, mendoni që këto grupe kriminale i kanë lidhjet e tyre për të vendosur në polici njerëzit e tyre siç është rasti i Elbasanit, siç është rasti i Krujës? Këta përdorin ndikimet e tyre politike dhe bëjnë emërime?

EMILIANO NUHU: Kjo tashmë është e provuar dhe i kanë dhënë provat që grupet kriminale kanë autoritetin për të vendosur drejtuesit e policisë dhe për të vendosur deputetët në Parlamentin e Shqipërisë. Ku në një përgjim telefonik i grupit kriminal në zonën e Elbasanit i kanë thënë Taulant Ballës që “Të kemi dhënë për fushatë 3 milionë euro dhe duhet të na i kthesh urgjentisht!” dhe ka vajtur i ka takuar. Këto janë edhe në raportet e vëzhgimit që ka Policia e Shtetit.

GAZETARI: Sa milionë euro i kishin dhënë?

EMILIANO NUHU:  3 milionë euro i kanë dhënë për fushatën e tij të 2017.

GAZETARI: Kishte investuar?

EMILIANO NUHU: Po.

GAZETARI: Dhe tani kërkonte bakshishin, kërkonte..?

EMILIANO NUHU: Kërkonte rikthimin e lekëve në mënyra të tjera.

GAZETARI: Dhe këta janë pjesë përgjimesh, pjesë e punës hetimore që është e dokumentuar besoj diku?

EMILIANO NUHU: Këto ndodhen në dosjet që janë krijuar për këto grupe kriminale në drejtoritë përkatëse por është e pamundur që të çohen para drejtësisë.

GAZETARI: E pamundur sepse?

EMILIANO NUHU: Për shkak të influencës që kanë, për shkak se mbështeten nga deputetët ose nga ministrat. Unë kam shumë informacione për grupet kriminale që kanë veprimtari të theksuar në zona ku kanë mbështetje ose të deputetëve ose të ministrit. Por nuk mund t’i them në media nëse do të më kërkohet. Do t’i them para organeve të drejtësisë por në media nuk mund t’i them.

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 22:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...