Prej 24 orësh 10 fshatra në dy qendra administrative të Gramshit, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Shkak i ndërprerjes së energjisë në Kukur dhe Kodoviat është bërë era e fortë, e cila ka dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe rrjetet brenda fshatrave.
Mësohet se defekti teknik ka lënë në terr dhjetëra banorë të zonës.
Aktualisht në terren janë punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për rikthimin e energjisë.