8-mujori, përpunimi i mallrave në porte rënie vjetore me 24.8%

E Enjte, 27 September 2018 15:16

Transporti i mallrave shënoi rënie këtë tetëmujor si në rrugë detare, tokësore dhe ajrore, teksa transporti i pasagjerëve ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave të INSTAT volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin gusht 2018 është 315 mijë ton, duke u rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në tetëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.579 mijë ton, duke u ulur me 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.986 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 3,8 % krahasuar me gusht 2017.

Për tetëmujorin 2018, ky volum është 12.192 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 24,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vtit 2017.

Në muajin gusht 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 165 ton. Në tetëmujorin 2018, me ajër janë transportuar 1.421 ton mallra, duke u ulur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017.

Numri i fluturimeve të kryera, në gusht 2018, është 2.880 duke shënuar një rritje me 8,3 %, ndaj gusht 2017.

Në tetëmujorin 2018, janë kryer 17.412 fluturime, duke u rritur me 9,0 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në gusht 2018 është 447.063 pasagjerë, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues është rritur 6,1 %.

Në tetëmujorin 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 1.126.351 pasagjerë, duke u rritur me 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetëmujorin 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 62,7 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tëtëmujorin 2018 është 1.992.530 duke u rritur me 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 68 mld lekë dhe 48,7 % e tyre u transportua me det. Në tetëmujorin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 621 mld lekë dhe 53,9 % e tyre u transportua me det.

Në Gusht 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 51,0 %, me rrugë 41,3 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në gusht 2018, janë rritur me 7,1 % dhe me det janë rritur me 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në tetëmujorin 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,2 %, me rrugë 35,7 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në tetëmujorin 2018, janë rritur me 16,2 % dhe me hekurudhë janë ulur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në Gusht 2018, mallrat e importuara me det zënë 47,8%, me rrugë 46,7 % dhe me ajër 3,2 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në gusht 2018, janë ulur me 24,3 % dhe me rrugë janë rritur me 0,3 %, krahasuar me gusht 2017. Në tetëmujorin 2018, mallrat e importuara me det zënë 51,8 %, me rrugë 43,3 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me rrugë, në tetëmujorin 2018, janë rritur me 1,9 % dhe me hekurudhë janë ulur me 21,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

 

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...