Drogë dhe armë, arrestohen dy të rinj në Durrës

Premte, 28 September 2018 14:24

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa i janë sekuestruar kanabis, armë dhe fishekë.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimit dhe goditjen e rasteve të posedimit të sendeve të jashtëligjshme si lëndë narkotike dhe armë, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë ushtruar kontrolle ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit A.P. 26 vjeç dhe E.Z. 19 vjeç, banues në Durrës".

Strukturat Policore dispononin informacion se shtetasit e mësipërm dispononin lëndë narkotike dhe armë, ku gjatë kontrollit fizik të tyre dhe në banesat përkatëse u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale  disa doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri tip pistoletë Ekol,  21 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një radio policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...