Ulja e temperaturave çon në spital shqiptarë, mjekja këshillon të rinjtë: Vishuni!

Premte, 28 September 2018 18:03

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka rritur numrin e qytetarëve të cilët paraqiten pranë qendrave shëndetësore për shkak të virozave të stinës.

Vetë mjekët bëjnë të ditur se situata nuk është alarmante, por qytetarët duhet të bëjnë kujdes kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, ku temperaturat pësojnë dhe luhatje më të konsiderueshme.

“Ndryshimi i temperaturave solli dhe problemet e veta në popullatë në një pjesë të saj ku solli edhe shfaqjen e një problematike me natyrë virale të virozave të stinës. Faktikisht në 2-3 ditët e fundit kemi pasur një numër të shtuar të pacientëve, të cilët kanë patur një manifestim të shenjave të virozave në rrugët e sipërme respiratore, shfaqur zakonisht në mosha të reja. Mosha që janë aktive në punë. Nuk kemi pasur raste të veçanta në mosha të vjetra dhe fëmijë. Rastet janë viroza të thjeshta, të pakomplikuara se ndoshta është fillimi dhe nuk kemi parë ecurinë e tyre, por besoj që do ketë një ecuri normale, por nëse do ketë një rregullim të temperaturave do kemi edhe një ulje të trendit të shfaqjes apo përhapjes së virozës”, u shpreh Bruna Shiroka, mjeke familje.

Më tej, doktoreshë Bruna Shiroka dha edhe disa këshilla se si duhet të kujdesemi për shëndetin kryesisht gjatë orëve që janë më të freskëta, në mëngjes dhe në mbrëmje.

“Ndryshon temperatura, edhe kur nuk ndryshon stina duhet të ndryshojë veshja. Pra koncepti i veshjes shkon në përputhje me temperaturën, jo me stinën dhe idenë. Mund të mos ketë filluar dimri, por mund të vishemi si në dimër. Pra përshtatshmëria e veshjes, shmangia e ekspozimit në temperatura të ulëta me veshje jo korrekte meqenëse këto viroza të shfaqura në këtë stinë kanë simptoma rrufë dhe tështimë është e nevojshme mbajtja e maskave në ambientet ku ka shumë njerëz, mbipopullim si në shkolla, në kopshte në ambiente të mbyllura”, tha doktoresha.

Gjithashtu doktoresha theksoi se deri më tani nuk ka arsye për panik te qytetarët pasi komplikacionet nuk janë shumë serioze, por disi normale për stinën ku ndodhemi./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...