Rriten sërish tarifat përmbarimore; Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato

Diel, 30 September 2018 11:15

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e aktit normativ të Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, i cili në gusht të këtij viti kishte ulur me 3.5 herë tarifat përmbarimore fikse.

Vendimi është marrë në 26 shtator, pas ankesës së Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Kjo e fundit kishte paditur Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Avokaturën e Shtetit lidhur me “Udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrise së Financave nr.30, date 30.8.2018 “Për disa ndryshime në udhëzimin e përbashket nr.385/7, datë 28.6.2017 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor giyqësor privat”.

Ky udhëzim, produkt i veprimtarisë administrative të dy ministrave të Drejtësisë dhe Financave dhe Ekonomisë, në raport me udhezimin e mëparshëm të para një viti ka ulur mesatarisht gati 3.5 herë vlerën e tarifave fikse.

Dhoma e Përmbaruesve ka kërkuar rrëzimin e këtij akti administrativ dhe marrjen e masës së sigurimit të padise për shkak se e konsideron atë antikushtetues dhe më dëme serioze për ushtrimin e profesionit të përmbaruesit. Dhoma thotë se ulja drastike mesatarisht prej 3.5 herë në raport me udhëzimin e miratuar vetëm 1 vit më parë, nuk shoqërohet dhe nuk përcillet me asnjë analizë financiare. Dhoma pretendon se ka mungesë të arsyeve, të cilat kanë sjellë miratimin e një udhëzimi të ri.

Nga ana e saj, Ministria e Financave dhe e Drejtësisë pohojnë se “në optikën tonë nuk ka një dëm të rënde dhe evident të ardhur paditësit nga ky akt administrativ, i cili për nga pikëpamja formale por edhe thelbësore është i mbështetur në ligj dhe vjen në interes të publikut”. Ndryshimi i tarifave ligjore, sipas ministrive është variabël i kushteve ekonomike dhe ligjore. “Pra në këtë këndvështrim, ashtu si me Udhezimin Nr. 38517 , datë 28-6.2017 u rritën taifat përmbarimore me përafërsisht 2-2.5 herë ashtu edhe mund të ulen këto tarifa, dhe që të kemi një dëm të rëndë duhet argumentuar se kush është veprimi i paligjshem që e passjell këtë pasojë, që gjë nuk është e argumentuar nga paditësi”, thuhet në argumentin e Ministrive, duke pohuar se pezullimi i tij do të sillte cenim të interesit publik, pasi “nëse ky udhëzim do to pezullohej atëhere publiku do të vazhdonte të paguante tarifa të larta përmbarimore duke sjellë kështu një dëmtim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre, vështirësi të mëdha ekonomike. Një argument tjetër që vlen të përmendet është se pezullimi i këtij udhëzimi do të sillte diferencë të konsiderueshme ndërmjet tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor shtetëror dhe tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor privat, duke sjellë në këtë mënyrë deformim të tregut, ndërkohë që kuadri ligior dhe procedurial i veprimeve përmbarimore është i njëjtë dhe kjo në vetvete sjell cenim të interesit publik”.

Pas argumenteve të palëve, Gjykata Administrative e Apelit pohon se ulja e vlerave tarifore do të ulte të ardhurat e përmbaruesve, duke i çuar ata në faliment si dhe do ndikonte negativisht arkëtimet e taksave në buxhet.

Si rrjedhojë Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e përmbaruesve, duke pezulluar aktin normativ të ministrisë së Financave dhe Drejtësisë deri në përfundim në themel të gjykimit të kësaj çështjeje.

Prej një viti, tarifat përmbarimore janë bërë mollë sherri mes përmbaruesve, Ministrisë dhe bankave. Në qershor të vitit të kaluar, qeveria teknike e asaj (ministri i financave dhe drejtësisë) kohe rriti me 33 – 117%, vendim që u kundërshtua nga bankat private dhe FMN.

Ndërsa në fund të gushtit, ministrat aktualë të drejtësisë dhe financave ulën sërish tarifat përmbarimore me 3-3.5 herë, përmes një akti normative, që tashmë u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...