×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dokumentet/Ina Zhupa: Që të jesh në krah të Veliajt, duhet të shkelësh ligjin dhe të vjedhësh bashkë me të, ja rasti

Diel, 30 September 2018 12:08

Zedhenja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar sot kryebashkiakun Veliaj dhe dhe mikun e tij  kryebashkiakun e biçikletës Ened Mato si bashkepunetor ne vjedhje. Akuza vjen permes nje statusi ne FB ku Zhupa thote se procedura e prokurimit eshte zhvilluar ne shkelje në kriteret ligjore.

Ja Postimi i Ina K. Zhupes ne FB:

Ja si kryebashkiaku Veliaj i jep tenderat në kundërshtim me ligjin mikut të tij, atij që e ka vetë shpallur kryebashkiakun e biçikletës Ened Mato.
Me datë 16 gusht 2018 kompania Eco Tirana sh.a ka realizuar proçedurën e prokurimit publik te llojit “Kërkesë për Propozim” me objekt: “Blerje Biçikleta me kosh” 30 copë në një vlerë fondi rreth 17 mijë dollarë dhe duke e shpallur fituese të këtij tenderi kompanin Ecovolis Events Sh.p.k ne pronësi të mikut të Veliajt, Ened Mato.
Eco Tirana është një shoqëri me pronësi 49% të aksioneve private (AGSM Holding ALBANIA) dhe 51% zotërohen nga Bashkia Tiranë kjo kompani ushtron aktivitetin në fushën e pastrimit në territorin e Bashkisë Tiranë .
Në procedurën e zhvilluar të prokurimit janë kryer shkelje në kriteret ligjore konkretisht për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që është në kundërshtim me Nenin 27 , pika 4 të VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku percaktohet që kompania duhet të permbush kriterin e eksperjencës në punë të ngjashme të paktën për 3 vitet e fundit .
Kompania Ecovolis Events sh.p.k konstatohet që nuk disponon përvojë të mëparshme, punë të ngjashme sic kërkohet për objektin e prokurimit “Blerje Biçikleta me kosh” 30 copë. Pikërisht 10 ditë përpara marrjes pjesë në konkurim , kompania Ecovolis ka shtuar në objekt të saj aktivitetin “shitjen dhe prodhimin e biçikletave” kjo e provuar sipas vendimit të kësaj shoqërie nr.1 datë 6 Gusht 2018.
Pyetjet për Veliajn janë:
A e dinte fare mire miku jot Mato nga ty që pikërisht do zhvillohej ky tender dhe beri gati ndryshimin e objektit për kompaninë dhe duke marrë pjesë ne konkurim pa përvojë punë të mëparshme?
A ishte ky një favor në emër të reklamës me biçikletat që të bën miku jot Mato, ndërkohë që ti mbush qytetin me beton?
A do mbaj dikush përgjegjësi për shkeljen e ligjit dhe keqpërdorimin e fondeve publike në emër të miqësise tënde?
Dhe sa fonde të tjera publike ke dhënë në shkelje të ligjit atyre që të të bëjnë ty reklamë sikur je kryebashkiak i suksesshëm?
Bashkëngjitur dokumentat zyrtare:
1. Vendimi i asamblesë së shoqërisë Ecovolis Events sh.p.k ku miratohet shtimi i objekit të shitjeve të biçikletave 10 ditë përpara konkurimit në tender (6 Gusht 2018)
2. Ekstrakti i kompanisë Ecovolis Events sh.p.k që provon ndryshimet në objekt të kompanis me datë 10 Gusht 2018.
3. Faqja 26 dhe 27 e Kontratës së Shpallur të prokurimit publik me objket : “Blerje Biçikleta me kosh” ku pasqyrohen kriteret ligjore të tenderit .
4. Vendimi i shpalljes së fituesit nga autoriteti kontraktor Eco Tirana për kompanin Ecovolis Events sh.p.k

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...