Kredia për ekonominë rënie vjetore me 3% në gusht, shkak huaja për bizneset

Hënë, 01 October 2018 14:39

Totali i kredisë për ekonominë në muajin gusht ishte 3 për qind më i ulët se në një vit parë, teksa dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë së rënia është krijuar nga huaja për bizneset private.

Stoku i kredisë në gusht arriti në 533,1 miliardë lekë, 16.4 miliardë lekë me pak se fundi i gushtit të vitit 2017, duke akumuluar një rënie me 3%.

Rënia me e madhe ka ndodhur për kredinë dhënë bizneseve në sektorin privat. Kredia për korporatat jo financiare në sektorin privat ra me 16 miliardë lekë në gusht 2018 në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose rreth 4.5 për qind.

Kredia për bizneset e sektorit privat ka shënuar rënie si në valutë ashtu edhe në lekë përkatësisht me 5 dhe 3.7%. Por rënia më e madhe ka ndodhur për huanë në valutë edhe si rrjedhojë e efekteve të kursit të këmbimit që kanë rrudhur portofolin e kredisë në valutë.

Megjithatë Banka e Shqipërisë konfirmon se kredia për ekonominë po përformon dobët.

Kredia për biznese ka ngadalësuar normën e rritjes vjetore në rreth 4 për qind gjatë tetëmujorit. Banka e Shqipërisë shprehet se huaja për këtë kategori po shfaqet e luhatshme, si në terma të zhvillimeve afatshkurtra mujore ashtu edhe në terma vjetorë, si pasojë e zhvillimeve të paqëndrueshme në portofolin e kredisë për likuiditete .

Ky portofol karakterizohet përgjithësisht nga luhatje të mëdha, në varësi të nevojave afatshkurtra të bizneseve për financim. Kredia për investime (4.3%) performon më mirë dhe mbështet në masë të gjerë rritjen e kredisë për biznese.

Rënia e kredisë për bizneset dhe rritja e kredisë për individët gjatë periudhës, ka sjellë ndryshime në strukturën e kredisë sipas sektorëve. Banka e Shqipërisë arsyeton se tkurrja në kredinë për bizneset reflekton kërkesën e dobët të bizneseve për kredi, të reflektuar në pakësimin e kredisë së re për këtë sektor, shtrëngim të kushteve të kredidhënies nga ana e bankave për kategori të caktuara klientësh dhe kredish, si edhe masat e marra nga bankat për uljen e stokut të kredive me probleme, në të cilin mbizotërojnë kreditë për biznese.

Gjatë periudhës korrik 2017–qershor 2018, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre një total prej 6.4 miliardë lekësh kredi biznesi të klasifikuara si “të humbura”, çka ka ndikuar gjithashtu në uljen e stokut të kredisë.

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...