Koncesioni i karburanteve – Ekspertët: Do rritet çmimi dhe dëmtohet konkurrenca në treg

Hënë, 01 October 2018 14:58

Qeveria shqiptare po planifikon të japë me koncesion shërbimin e kolaudimit të pompave të karburanteve, por ekspertët ngrejnë dyshime mbi këtë procedure, ndërsa argumentojnë se privatizimi do të pasohet nga rritjen e çmimit të karburanteve dhe dëmtim të konkurrencës në treg.

Kreu i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, Luigj Aliaj që përfaqëson operatorët në treg thotë se problem janë kriteret për përzgjedhjen e kompanisë fituese, pasi ato nuk do të konkurrojnë mbi bazën e çmimit më të favorshëm për ofrimin e shërbimit, çka iu lë atyre dorë të lirë të vendosin vetë tarifën e shërbimit. Kjo do të thotë se nuk përjashtohet rritja, duke sjellë automatikisht rritje të çmimit të karburantit.

Edhe ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo kujton se pranë Drejtorisë së Metrologjisë janë bërë investime në bashkëpunim me Bankën Botërore në laboratorë dhe burime njerëzore, çka rrit dyshimin mbi arsyet që kanë detyruar qeverinë të japë këtë shërbim me koncesion.

Në datën 18 shtator, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë hapi edhe garën e prokurimit publik për dhënin me koncesion të këtij shërbimi, duke ftuar operatorët ekonomikë të bëhen pjesë e garës, që do të qëndrojë e hapur deri në datën 18 tetor 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...