Sipas Beogradit, Kina rikthen raportimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Tuesday, 02 October 2018 11:48

Në saje të Pekinit, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nën seancën e nëntorit sërish do të diskutojë çështjen e Kosovës (bëhet fjalë për raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, përkatësisht të UMIK-ut, për gjendjen në Kosovës – sqarim ynë).

Kina, siç shkruan e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, do të kryesojë gjatë nëntorit Këshillin e Sigurimit, dhe ajo do të fusë në rend të ditës raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë. Britania e Madhe, që kryesonte KS të OKB gjatë gushtit, e hoqi nga rendi i ditës raportin tremujor për Kosovë, transmeton Koha.net.

Njësoj veproi edhe Uashingtoni, që kryesonte KS-në gjatë shtatorit.

Në nëntor, sipas këtij burimi, do të shqyrtohen dy raporte tremujore për Kosovën. Raporti i fundit është shqyrtuar në seancën e majit.

Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një varg shtetesh të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit ka kohë që e kërkojnë të rrallohet shqyrtimi i raporteve për Kosovën, meqë situata nuk është e tillë për shqyrtime kaq të shpeshta, por propozimi i tyre nuk ka kaluar për shkak të kundërshtimit të Rusisë, Kinës dhe të ndonjë vendi tjetër, rikujton Koha.net.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...