Rriten shpenzimet për shëndetin – Medikamentet ju zbrazin xhepat shqiptarëve  

Tuesday, 02 October 2018 14:58

Shëndetësia falas ka mbetur vetëm një premtim , kjo referuar të dhënave të Instat-it, të cilat flasin për një rritje domethënëse të shpenzimeve për shëndetin. Jemi në vitin e pestë të premtimit për shëndetësi falas por shpenzimet që bëjnë qytetarët nga xhepi duket se janë rritur. Saktësisht, shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” kanë shënuar rritje prej 14,3 %, krahasuar me vitin 2016, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “medikamente”.

Rritje kjo e pajustifikuar nëse do ti referoheshim nismave ligjore të ndërmara dhe premtimeve për shëndetësi falas. Në vitin 2014 në vendin tone hyri në fuqi heqja e TVSH-së 10% për medikamentet e cila u reflektua në uljen e çmimit të tyre. Por me sa duket kjo ulje nuk është reflektuar në xhepin e familjeve shqiptare. Referuar të dhënave zyrtare gjatë vitit 2017 janë importuar mbi 22.7 miliardë lekë medikamente .

Nga kjo vlerë financiare e tregut të medikamenteve gjysma janë blerë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili kishte një fond për rimbursimin në vlerën e 10 miliardë lekëve. Por pavarësisht se gjysma e medikamenteve janë blerë nga fondi , që nënkupton se pacientëve do t’u jepen me rimbursim, përsëri shpenzimet që kanë bërë vetë pacientët kanë ardhur në rritje. Kjo mund të jetë si rezultat i kritereve shtrënguese që ka miratuar vetë fondi për rimbursimin e medikamenteve të caktuar e kryesisht të barnave të shtrenjta. Scan

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 16:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...