Borxhlinjtë më të mirë – Individët, kreditë me probleme vetëm 7.5%

Tuesday, 02 October 2018 16:01

Kredia për individët është ndjeshëm më cilësore krahasuar me atë për bizneset. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme për individët ka rënë në nivelin 7.5% në mesin e këtij viti. Krahasuar me një vit më parë, kreditë me probleme në këtë segment ka rënë me dy pikë përqindjeje. Ky raport është edhe më i ulët për kredinë në monedhën vendase.

Kreditë me probleme në lekë zënë vetëm 6.5% të totalit të portofolit të individëve. Kredia për individë mundëson një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë dhe i mbron bankat nga përqendrimet e larta në klientë të veçantë, fenomen që në dekadën e fundit ka origjinuar sasinë më të madhe të kredive të këqija.

Për bizneset, kredia me probleme ngelet shumë më e lartë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky raport është 17.1% dhe nuk ka regjistruar përmirësime domethënëse gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Vrojtimet e aktivitetit kreditues në vazhdimësi gjatë viteve të fundit kanë treguar se bankat po aplikojnë standarde të shtrënguara në kreditimin e bizneseve.

Perceptimi i lartë i rrezikut dhe niveli shqetësues i kredive me probleme janë ndër shkaqet kryesore të qasjes konservatore të bankave në këtë segment. Kredia për biznesin ka vlera mesatare më të larta dhe bankat janë konservatore në ekspozime të mëdha tek klientë të veçantë. Ngërçi i kreditimit të korporatave është ndër shkaqet kryesore pse totali i kredisë për ekonominë nuk po rritet as këtë vit. Scan

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 16:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...