700 nxënës mbeten pa shkollë,tenderi u mbyll me vonesë

Premte, 05 October 2018 22:26

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së premtes shqetësimin e prindërve të 700 nxënësve, të cilët mësonin në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë.
Vetëm pas dy javësh nga fillimi i vitit të ri shkollor, fëmijët u ndanë nëpër shkolla e ambiente të tjera, pasi u vendos që shkolla të rikonstruktohej vetëm tani, pasi tani mbaruan të gjitha procedurat e tenderimit. Ndërkohë, fondet për këtë shkollë janë lëvruar që në qershor.

Prindërit tregojnë se janë detyruar të mos i çojnë fëmijët në shkollë, pasi institucionet në të cilat duhet të shkojnë fëmijët tashmë janë larg, nuk kanë transport të garantuar, e po ashtu kushtet në ato shkolla ku janë dërguar janë të papërshtatshme.

Një zonjë tregon se ka 3 fëmijë që duhet të shkojnë në 3 shkolla të ndryshme, e për këtë arsye nuk ka mundësi t’iu paguajë transportin. “Do të mbeten fëmijët pa shkollë, nuk kemi mundësi t’i çojmë, jemi vetëm me një ndihmë ekonomike”, thotë e shqetësuar zonja.

Ndërkohë, të gjithë prindërit i shqetëson fakti që mësimi nuk po zhvillohet siç duhet, edhe atje ku po arsimohen fëmijët. “Jemi të shqetësuar pasi orët janë 30 minutëshe, nuk po bëhet mësim i rregullt”, thonë ata.

Bashkë me prindërit, gazetarët e “Fiksit” shkuan në ambientet ku bënin mësim parashkollori. Ai ishte një ambient, i cili ka qenë korridori i një rrobaqepësie, e që tashmë është sajuar si klasë. Edukatorja thotë e shqetësuar:

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...