×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasja me armë në ish-bllok, nuk ka qëlluar vetëm komandoja, por...arrestohet Geldo Hoti

Saturday, 06 October 2018 12:52

Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e sotme se është arrestuar Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Blutë e Tiranës theksojnë se arrestimi i  Geldo Hoti, 37 vjeç, është bërë pasi ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit mes Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Deri tani është thënë si i vetmi që ka qëlluar ka qenë një komando, ndërsa duket se edhe ka qëlluar me armë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, ku pas një përplasje me armë, mbeti i vrarë një person, ndërsa i plagosën dy të tjerë.

Përplasja nga se bëhet e ditur ka ardhur mes Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, duke bërë kështu që dy truprojat të nxjerrin armët.

Policia e Tiranës thekson se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

Modifikuar më Saturday, 06 October 2018 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...