×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/ Rama dëmton pasurinë kulturore, i dhuron UNESCO-s ikonën "Ringjallja e Llazarit"

Hënë, 08 October 2018 11:34

Ditët e fundit qeveria shqiptare vendosi ti dhurojë një ikonë nga fondi i vyer i Muzeut të Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, me rastin e 60 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Në vendimin e saj dhe në një shpjegim për shtyp, qeveria është kujdesur të përmendë vetëm tematikën e kësaj ikone, ku paraqitet "Ringjallja e Lazarit" nga Krishti, por nuk përmend se kujt autori i përket kjo ikonë, çfarë vlerash historike ka, çfarë vlerash artistike dhe sidomos çfarë vlere monetare ka ajo në inventarin e Muzeut dhe sidomos në tregun e lirë, kur për më tepër në administratën e saj funksionon edhe një komision që vlerëson veprat e artit.

Disa shpjegime që jepen në një portal mediatik janë tepër të paqarta dhe joprofesionale për tiu përgjigjur pyetjeve se çfare vendi ze kjo ikonë në fondin e trashëgimisë sonë kulturore, a është unikale, apo jo, e shumë e shumë të tjera, deri në ato përfundimtare se çfarë simbolizon kjo dhuratë dhe a duhet dhënë si si e tillë kjo ikonë apo jo? Në këtë shpjegim thuhet vetëm se kjo ikonë vjen nga kisha e "Ungjillëzimit" dhe është e fillimit të shekullit 19. Por nga burimet tona konstatojmë se nuk kemi të bëjmë me një ikonë të fillimit të shek. 19, kur arti ikonografik ishte në degradim, por me një ikonë të shek.18 dhe për më tepër përfaqësuese të artit cilësor dhe mjeshtëror të ikonografisë sonë në këtë periudhë të ndritur të saj. Ikona e përzgjedhur është vepër e një prej mjeshtravë më të mirë të shek. 18 Konstantinit nga Korça, i mbiquajtur 'Zografi'.

 Kjo ikonë nuk vjen nga një kishë e "Ungjillëzimit" në askund, por nga kisha e "Burimit Jetëdhënës" në Korçë. Pse këto paqartësi dhe informacione të gabuara? Pse këto përpjekje për të fshehur të dhënat e sakta të ikonës? A është e nevojshme që për një eveniment të tillë, për te cilin kjo qeveri nuk ka asnjë meritë dhe asnjë detyrim moral e ligjor, të prishë koleksionin e vyer e të rrallë të ikonave që zotëron Shqipëria nga dora e njerit prej piktorëve më të famshëm të shekullit 18 në Ballkan? Çfarë fiton Shqipëria? Çfarë humbet? Kush fiton më tepër? Kush përfiton nga kjo? Nga ana tjetër shtrohen pyetje të tjera, si: ku do ta mbajë UNESCO këtë ikonë? Në cilën zyrë të UNESCO-s do të dhurohet, apo ekspozohet ikona? Në zyrat qendrore të UNESCO-s në ndërtesën e OKB në New York? Në zyrat e UNESCO-s në Paris? Apo në zyrat e UNESCO-s në Venecia, ku flitet se do të fillojë punë një ministre?

Pse duhet që shteti i vogël shqiptar të bëjë dhurata kaq të shtrenjta, që më shumë dëmtojnë pasurinë e tij kulturore, se sa përfiton? Si rregull i përgjithshëm në diplomaci, të shpërdorosh pasurinë tënde kulturore duke e falur perceptohet si një gjest vulgar. Nuk është i rastësishëm fakti që, midis 5 dhuruesve më të lirë të SHBA-ve shfaqen Suedia, Danimarka, Islanda dhe Finlanda, të konsideruara gjerësisht si disa nga demokracitë më të mira në botë. Ndërsa ndër 10 dhuruesit më të shtrenjtë figurojnë Arabia Saudite, Irani, Libia, Gabon, Uganda, Tanzania, Ghana, Katar, Maroku e Serbia, që njihen për prirjet e tyre diktatoriale.

Nga ana tjetër, në se në shkëmbimin e ndërsjelltë diplomatik dhënësi gjithmonë e gjen veten në një pozicion më të fortë duke dhënë dhuratën, atëherë mënyra më e mirë për pranuesin e saj është që të ribalancojë marëdhëniet, duke e kthyer përsëri dhuratën me një gjetje diplomatike. Në këtë prizëm, në se qeveria shqiptare nuk arrin të kuptojë vlerat që ajo trashëgon dhe që është e ngarkuar ti ruajë, është në nderin e UNESCO-s që këto dhurata të mos i pranojë dhe të gjejë format për ti kthyer përsëri në strehën e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...