Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës çon inflacionin e shtatorit në 2.1%

Hënë, 08 October 2018 14:23

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen gjatë muajit shtator, teksa vlera më e lartë e naftës në tregjet ndërkombëtarë ka nisur të reflektohet në tregun vendas dy muajt e fundit, duke e çuar inflacionin gjatë këtij muaji në 2.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %, njoftoi sot INSTAT.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2018, krahasuar me Gusht 2018, është 0,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,58 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin shtator 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0, 7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 14,6 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 3,8 %, “vajra dhe yndyrna me 2,2 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,2 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” u ulën me 1,2 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin gusht 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, ndikuar kryesisht nga ndryshimi i çmimeve të teksteve shkollore1 .

Rritje patën dhe grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” shënuan një ulje prej 0,1 % secili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...