Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës

Tuesday, 09 October 2018 06:54

Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake.

Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, teksa planet për blerje të këtij lloji në të ardhmen gjithashtu ishin pesimiste.

Interesimit të Bankës së Shqipërisë nëse ishte momenti për të blerë një pajisje me vlerë të madhe, 63 për qind e familjeve janë përgjigjur negativisht. Kjo përgjigje përveçse sinjalizon dobësi në konsum më së shumti tregon një nivel të lartë të familjeve shqiptare për të investuar në mallra të qëndrueshëm.

Mungesa e planeve për blerjet e mëdha gjithashtu është një tregues i hershëm i ecurisë së kredisë konsumatore.

Ekspertë në Bankën e Shqipërisë më herët kishin sqaruar se blerjet e mëdha nga konsumatorët shpesh kishin lidhje me pasigurinë për zhvillimet në ekonominë e vendit, se sa me gjendjen financiare.

Treguesi i lartë i emigracionit është një sinjal për pesimizmin e familjeve shqiptare për të investuar në artikujt të qëndrueshëm. Një tregues i këtij pesimizmi janw edhe potencialet e larta të emigrimit, sipas sondazheve tw tjera.

Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56 për qind e Shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin pësoi një rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36 për qind e shqiptareve kishin në plan të emigronin.

Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel te lartë të emigracionit të trurit.

Por gjithashtu edhe gjendja financiare e familjeve shqiptare nuk po favaorizon blerjet e mëdha. Sipas të dhënave nga INSTAT në anketën e buxhetit të familjeve shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, ishin 0,4 % më të larta se në vitin 2016. Këto shpenzime u konsumuan kryesisht nga inflacioni i cili gjatë vitit të kaluar u rrit me 2 për qind.

INSTAT raportoi se shpenzimet e familjeve mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës ranë me -4.3 % gjatë vitit 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...