Sot shënohet Dita Botërore e Postës

Tuesday, 09 October 2018 08:44

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës.

Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.

Dokumenti i pare i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit. Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin. Ky lloj shërbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e përsosur si një nevojë e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan te përdoren kalorësit dhe karrocat me kalorës dhe në raste të veçanta të shoqëruar me forca te tjera.

Një rëndësi të veçantë në këtë periudhë mori shpejtësia e dërgimit të mesazheve dhe mbrojtja e lajmëtarëve. Në shumë vende lajmëtarët filluan të shoqëroheshin me mjetet e kohës duke transmetuar lajmin në formë stafete deri në mbërritjen në destinacion. Në këto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zëvendësueshëm i lajmëtarit (sot shpërndarësi i postës), i cili tani është transmetuesi dorë më dorë i të gjitha mesazheve të shkruara, mesazhe të cilat nuk mundi t’i zëvendësoj as teknologjia moderne e kohës së sotme.

Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, shërbimi postar u be një domosdoshmëri e veçante komunikimi ndërmjet vendeve qe tani kishin një zhvillim te shpejte industrial. Komunikimi ndërmjet industrialistëve u be nevojshme lëvizja me shpejtësi e dokumenteve dhe mallrave, për ngritjen dhe sigurimin e tregjeve te shitjes. Rritja e shpejte e sektorëve te ndryshëm te ekonomive te vendeve te ndryshme e kryesisht atyre te zhvilluara u shoqërua edhe me dendësinë e madhe te dokumentacionit.

Një tjetër simbol i veçantë i bashkëngjitet simboleve te postes automjete te veçanta për transportin e postave me embleme e simbole njohëse për publikun. Kërkesa për komunikime me shpejtësi ndërmjet vendeve ne kontinente te ndryshme rriten koston e këtij shërbimi. Njëkohësisht filloj te rritet me shpejtësi komunikimi me shkrim ndërmjet njerëzve si e vetmja mënyrë komunikimi ndërmjet tyre. Ne këto kushte lindi si domosdoshmëri përcaktimi i rregullave universale te komunikimit dhe mënyrat e pagesave. Ne fillim te shekullit 17 filloi shkëmbimi i dërgesave postare ndërmjet vendeve, bazuar ne marrëveshje bilaterale ndemjet tyre, por qe vazhdonte te mbetej shqetësim mënyra e pagesës se shërbimit për shkak edhe te kostove te larta te tij.

Futja e teknologjive te reja te komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes te mëtejshme te shërbime postare ne mbare boten, duke kaluar ne përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, te cilat ndikuan shume shpejt ne rritjen e shpejtësisë te lëvizjes se objekteve postare.

Me gjithë shpejtësinë e madhe te zhvillimit te komunikime elektronike, roli i postës vazhdon te jete i pranishëm kudo në botë si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur ne çdo vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...