“Murtaja” e basteve e kazinove, 132 mln euro lanë shqiptarët këtë vit në bixhoz

Tuesday, 09 October 2018 17:05

Kryeministri premtoi masa drastike për kufizimin e industrisë së kumarit, mbylljen e qepenave të pikave të basteve më 1 janar.

Këto janë detyrim nga ligji, që hyn në fuqi pas disa muajsh, efektet e të cilit u vonuan pas një ndryshimi ligjor të realizuar me nismën e deputetëve të vet mazhorancës.

Gjatë këtij viti, pikat e basteve dhe kazinotë njohën zgjerim. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga fenomeni që hasin në çdo rrugë e në çdo cep të qyteteve.

Për muaj të tërë, Top Channel tregoi me fakte pothuaj në çdo qytet të Shqipërisë situatën e pazakontë me kumarin dhe bastet. Kumari është ndër punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat, që prodhon vetëm ves, e sipas sociologëve nxit edhe krimin ordiner.

Vartësia nga lojërat e fatit u ka hequr nga xhepi shqiptarëve 132 milionë euro vetëm në një vit. Pas kësaj është rritur varfëria, e po ashtu edhe dramat familjare. Në Tiranë, Elbasan, Durrës e në të gjithë Shqipërinë, gjendja është më shumë sesa alarmante.

Në asnjë vend normal në botë, kumari nuk është kaq shumë i përhapur. Ultimatumi i kryeministrit për të mbyllur qepenët e basteve më 1 janar ishte ajo që shqiptarët donin të dëgjonin shumë vite më parë. Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë./Tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...