PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS

Tuesday, 09 October 2018 19:18

Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje. 

Ai ka pranuar se në bashkëpunim me Albert Veliun (dëshmitarin X) kanë realizuar një bashkëbisedim dhe roli i tij ishte të bënte Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fredi, thuhet në fashikujt e prokurorisë rezulton të ketë folur me shumë personazhe dhe ku u thotë se ai eshtë aktori dhe të gjithë këtë e bëri për të marrë 100 mijë euro.

Skema është mjaft e bukur për tu besuar. Nëpërmjet kësaj strategjie bie poshtë kauza se vëllai i Ministrit merret me trafik droge, Partia Demokratike del se ka dashur të shfrytëzojë sajesën e “Dëshmitarit X” për përfitime elektorale, një deputet i opozitës do të akuzohet për mbështetje të këtij plani, një gazetar që i shkel në kallo mazhorancës do të zhduket, dhe Rama me oborrin do të vazhdojnë të pa shqetësuara qeverisjen e këtij vendi.

Por, disa pikëpyetje ngrihen edhe në këtë skenar të bukur me “Happy End” për socialistët.

Pyetja e parë është, si ka mundësi që një njeri që e di se mund të hajë burg për kallëzim të rremë del e merr përsipër që ka kryer një krim?

Si ka mundësi që Fredi Alizoti, aktori i pretenduar se ka bërë zërin e Geron Xhafajt, del në skenë vetëm pas publikimit të audio përgjimit në media. (Sipas kërkesës së prokurorisë, tabulatet ndaj tij nisin vetëm pas zotimit të Edi Ramës se në audio-përgjim nuk është zëri i Geron Xhafajt)

Sipas skenarit, Fredi Alizoti u vu nën përgjim në datën 22 maj 2018, një javë pasi PD publikoi në media audio përgjimin ku Geron Xhafaj i premton “Dëshmitarit X” se do t’i mundësojë një rrugë me kanabis për në Itali. Dhe çuditërisht në datën 1 qershor (data të konfirmuara nga dosja hetimore) vetë Fredi Alizoti telefonon Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, për ti treguar se ai e ka bërë zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Alizoti (aktori) merr përsipër të tregojë se ka bërë krim. Në këto raste , krimineli tenton që ti fshihet krimit të bërë dhe jo të marrë në telefon policinë e ti tregojë se ka bërë krim.

Ndërkohë që po thurej ky skenar, Rama e Xhafaj paralelisht bënin dalje publike në mbrojtje të Geron Xhafajt dhe paralajmëronin se audio përgjimi ishte një film i montuar dhe se shqiptarët do të shokoheshin me përfundimet. (Përfundime të cilat shokuan vërtet opinionin publik me daljen në skenë të aktorit Fredi)

Skenari i filmit “Fredi” u la në harresë, siç e thotë edhe prokuroria në dosjen e saj, pasi që nga data 1 qershor 2018 kur Alizoti u vetë shpall se ka bërë krim, ai u thirr për të dëshmuar para prokurorëve në datën 27 shtator 2018, pra ai u thirr të vazhdonte skenarin tre muaj pasi organi i akuzës ishte në dijeni të bisedës së Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit.

Pse Prokuroria priti tre muaj që ta thërriste Alizotin?

Nëse marrim parasysh hapësirën kohore që nga dalja e audio-përgjimit e deri në fund të shtatorit, kohë kur është rithirur aktori “Fredi” për të vazhduar pjesën e dytë të xhirimeve “Rama”, kanë rrjedhur shumë ngjarje.
Geron Xhafaj iu dorëzua Italisë për të vazhduar në një dënim të tij për trafikim të lëndëve narkotike, prokuroria kishte nisur një hetim mbi denoncimin e vëllait të ministrit të Brendshëm që pretendon se iu prish imazhi, Rama vazhdonte të bënte deklarata publike se zëri nuk ishte i Geron Xhafajt, dhe CD me audio-përgjimin shkonte nga një shtet në tjetrin për t’iu nënshtruar ekspertizës. Ndonëse u refuzua në disa shtete të Bashkimit Europian, Rama me prokurorët e Arta Markut gjetën një kompani private në Britani që mori përsipër të kryente ekspertizën.

Në të njëjtën kohë, skenari “Rama” me aktor “Fredin” mbeti pezull.

Thirrja e Alizotit në prokurori për të dëshmuar rreth denoncimit që i bëri vetes, tre muaj pas 1 qershorit kur ai telefonoi Drejtorin e Policisë së Fierit, përkon edhe me kohën kur në Tiranë mbërriti përgjigja e britanikëve mbi audio-përgjimin.
Ekspertiza deklaron se e ka të pamundur të japë një konkluzion se i kujt është zëri në audio-përgjim, pasi cilësia është e dobët. ( e vërtetuar nga përgjigja e akt ekspertimit britanik)

Tashmë Rama ishte i qetë. Shkencërisht nuk vërtetohet dot se Geron Xhafaj ishte në audio përgjim, sikundër shkencërisht nuk mund të hidhet dot poshtë pretendimi i Fredi Alizotit se është ai që ka bërë aktorin në audio-përgjim.
Dhe me këto gjëra të sigurta, iu hap rruga pjesës së dytë të skenarit “Rama-Fredi”. Në bazë të skenarit, Fredi Alizoti do të këmbëngulë se opozita i ka ofruar 100 mijë euro që ai të luante rolin e Geronit.

Dhe në përfundim të "filmit", Fredi Alizoti do të kryejë pak muaj burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Dhe pak muaj ia vlejnë për një pagesë të majme për të shpëtuar lëkurën e mazhorancës në këtë situatë denoncimesh./ Redaksionale 55news.al

 

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 21:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...