Auditimi i KLSH zhvlerëson edhe një ‘aset’ të qeverisë: Urgjenca me mangësi, mungojnë..

Premte, 19 October 2018 16:31

.Shërbimi i urgjencës në Shqipëri ka mangësi të theksuara. Në një raport të KLSH-së për këtë shërbim, renditen një sërë mangësish, për këtë “aset” të propaganduar disa herë me pompozitet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e Shëndetësisë.

Nga auditimi i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë muajit tetor është vërejtur se qytetarët ankohen se shërbimi që i ofrohet është me vonesë.

Kjo thuhet në raport vjen si rezultat i numrit të vogël të autoambulancave duke bërë që shërbimi të mos jetë i shtrirë në të gjithë territorin.

Ndërkohë që është konstatuar ndër të tjera se ka mungesë edhe të pajisjeve bazë për të shpëtuar jetët e pacientëve.

KLSH konstaton se ky shërbim ka problematika të përsëritura që lidhen me mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparence midis institucioneve shtetërore.

Gjithashtu në këtë auditim ka dal në pah edhe fakti se në vonesën e ofrimit të shërbimit shëndetësor ka një ndikim të ndjeshëm edhe infrastruktura rrugore.

Po ashtu thuhet se në urgjenca nuk ka personel të mjaftueshëm ndërsa nuk janë miratuar standardet për pajisjet mjekësore, barnat, infrastrukturën fizike, autoambulancat dhe mjetet e tjera.

Edhe sistemi i referencën konstatohet të ketë problematika pasi nëse vërejmë numrin e thirrje për Qendrën Kombëtare të Urgjencës mjekësore krahasuar me atë të QSUT është rreth 3 herë më e vogël.

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 16:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...