210 euro për një kalim! – Zusi: Të eliminohet kosto, dyfishon shkëmbimet me Kosovën

Premte, 19 October 2018 17:15

Për një kalim në kufirin me Kosovës, me transaksione në vlera 1 mijë deri në 2 mijë euro, bizneset e vogla dhe të mesme paguajnë një kosto prej 210 euro çka pengon rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Pikërisht për këtë arsye bizneset ekesportuese i propozojnë qeverisë eliminimin e këtyre tarifave, me garancinë e dyfishimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve për një periudhë të shkurtër kohore.

Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e 5 të tij, ku bizneset paraqiten problematike në lidhje me tregtinë me jashtë, një prej të cilëve ishte dhe barriera për eksportin e mandarinës nga Qafë-Bota.

Ndër problematikat e tjera ishte edhe mos eksportimi i qumështit UHT dhe produkteve me bazë qumështi, unifikimi dhe njohja reciproke e standardeve fitosanitare midis vendeve të CEFTA, mungesa e certefikatave veterinare dhe ushqimore, të cilat sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, janë në proces zgjidhje.

Ndërsa i vetmi shqetësim që deri më tani është zgjidhur lidhet me marrjen e mostravepër çdo ngarkesë dhe pritja 48 për përgjigjen e analizave, që është reuktuar në 24 orë pritje dhe marrja e mostrave do të bëhet vetëm për 20 për qind të ngarkesave apo 1 në çdo 5 ngarkesa.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...