Greqia do të zgjerojë sovranitetin territorial detar në 22 kilometra nga bregdeti i saj

Diel, 21 October 2018 16:57

Greqia po përgatitet të zgjerojë në mënyrë të njëanshme kufirin e saj detar me 12 milje detare, afërsisht 22 kilometra, nga bregdeti përgjatë gjithë kufirit të saj perëndimor. Ky vendimi u bë i ditur nga ish-Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, në fjalën e fundit që ai mbajti dy ditë më parë para dorëzimit të detyrës.

Kotzias u shpreh se dekretet presidenciale për këtë zgjerim janë përgatitur dhe do të firmosen në javët e ardhshme.

Sipas tij, Greqia do të shtrijë sovranitetin e saj në det nga aktualisht në hapësirën 6 milje detare (11 kilometra) distancë nga brigjet e saj në hapësirën detare deri në 22 kilometra larg brigjeve. Zgjerimi do të bëhet gjate gjithë kufirit perëndimor detar të Greqisë, duke filluar nga pjesa më e largët veriperëndimore në kompleksion e Ishujve Diapontia, në veri të Korfuzit, deri në ishujt në veri të Kretës. Ky zgjerim prek edhe kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Kotzias e quajti këtë vendim “një zgjerim të rëndësishëm politik të sovranitetit të vendit të tij”.

Ky vendim, i cili prek direkt apo indirekt rregullimin e tanishëm të hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duket se është diskutuar me palën shqiptare. Muaj më parë, Kotzias pohoi për mediat greke se marrëveshja që po negociohej me Shqipërinë do të përfshinte zgjerimin e hapësirës ujore territoriale greke në 12 milje nautike (22 km) distancë nga bregdeti grek. Edhe pse këto pohime të Koxias bënë jehonë në shtypin shqiptar, qeveria shqiptare nuk i përgënjeshtroi asnjëherë. Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...