Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili ka dështuar. Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t'i shpëtojë policisë apo informacioni ka qenë i gabuar.
Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtëquajturi “Escobari i Ballkanit”.
Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delviës.