LAJMI I FUNDIT: Zbulohet koka e laboratorit të heroinës në Has

Hënë, 22 October 2018 09:37

Koka e grupit kriminal që ngriti një laborator të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit është një person i njohur i zonës që paratë i ka investuar në hotele dhe restorante.

Burim nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim A.Hoxha, një person nga Kruja që ka disa investime në zonën pranë Rinasit, si hotele dhe restorante.

Nga provat që ka mbledhur deri tani grupi hetimor, referuar edhe dëshmisë së të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim A.Hoxhën prej disa ditësh bashkë me disa shtetas turq.

Hoxha dyshohet se është larguar nga Shqipëria e për këtë arsye është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mbeten në kërkim dy turq, ndërsa një i tretë u arrestua mbrëmjen e së dielës.

Në Brenog të Hasit u sekuestruan mbi 200 kilogram substanca narkotike, rreth 100 kilogram heroinë dhe mbi 100 kilogram përzierës. Mbeten të arrestuar 5 punëtorët, banorë të fshatit Brenog por ende nuk janë kapur organizatorët e trafikut dhe ideatorët e laboratorit.

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...