Kontroll bizneseve pasive. Në sitë nga tatimet për fshehje taksash

Tuesday, 23 October 2018 15:19

Bizneset e deklaruara si pasive në tatime, por që në të vërtetë vazhdojnë aktivitetin, do të kalojnë në vlerësim tatimor nga zyra.

Administrata tatimore thotë se ka identifikuar të gjitha subjektet, të cilat edhe pse deklarohen si pasive, nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre.

Gjergji Duro, drejtor i riskut te Tatimet, thotë: “Kategoria e tatimpaguesve që rezultojnë me importe në dogana, por me status pasiv, për ata, bazuar në importe, do të llogaritet detyrimi tatimor”.

Veç subjekteve pasive, vlerësimit tatimor nga zyra do t’i nënshtrohen edhe ato biznese që kanë bërë blerje ose shitje tek kjo kategori biznesesh.

“Këtyre tatimpaguesve nuk u njihet TVSH-ja e kreditueshme në blerje, ndërsa për ata që janë shitës pasivë, menjëherë kalojnë në status aktiv dhe llogariten si shitjet e kryera dhe llogariten detyrimet përkatëse”, shpjegon Duro.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht Shqipëria ka 114 mijë biznese në status pasiv me aktivitet të pezulluar. Ky numër është krijuar në vite, ndërkohë që në 9 muajt e parë të këtij viti numri i bizneseve të kaluara në status pasiv ishte 11 mijë e 292 subjekte ose 62% më shumë se e njëta periudhë e vitit të kaluar.

Ky fenomen ka qenë edhe një temë e nxehtë e debatit politik. Opozita ka akuzuar qeverinë se shifra e lartë e bizneseve që dalin në pasiv është dëshmi e krizës ekonomike, por qeveria thotë se një pjesë e madhe e këtyre bizneseve kalojnë në pasiv për të shmangur taksat, ndërkohë që në total numri i bizneseve në vend është rritur./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...