E paprecedent/ BE refuzon Italinë – Nis përplasja

Tuesday, 23 October 2018 17:10

Komisioni Europian kundërshtoi buxhetin e propozuar të Italisë – dhe është hera e parë që një veprim i tillë ndërmerret për një shtet anëtar. Arsyeja është se planet e shpenzimeve të qeverisë populiste për vitin e ardhshëm janë jashtë linjës dhe se do të thyejnë premtimet për uljen e borxhit publik.

Ekzekutivi i BE kërkon që qeveria italiane të bëjë një propozim të ri buxhetor, duke nxitur një mosmarrëveshje me vendin. Italia argumenton se rritja e madhe e shpenzimeve është e nevojshme për të nxitur ekonominë, por BE dhe shumë udhëheqës rajonalë thonë se kjo mund të rrezikojë stabilitetin financiar të Europës nëse Italia nuk është në gjendje të marrë nën kontroll borxhet e saj.

“Sot për herë të parë Komisioni është i detyruar të kërkojë nga një vend i eurozonës që të rishikojë projekt-buxhetin e tij” – tha Zëvendës-Presidenti i BE-së Valdis Dombrovskis. “Por ne nuk shohim asnjë alternativë.”

Italia menjëherë iu përgjigj se do t’i përmbahej planeve të saj dhe se Komisioni i BE nuk kishte të drejtë të përzihej.

“Ne nuk do të heqim asnjë euro nga buxheti”, – tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini .”Unë personalisht jam i gatshëm të shkoj edhe nesër për të takuar Presidentin e Komisionit Europian për të shpjeguar se si ekonomia e Italisë do të rritet falë kësaj manovre, por askush nuk do të marrë një euro nga ky buxhet”.

Komisioni i dha Italisë tre javë kohë që të dalë me një propozim të ri. Të dyja palët kanë luftuar për buxhetin me javë të tëra, por komisioneri i BE Pierre Moscovici tha gjatë fundjavës se ai dëshiron të shmangë një konflikt të madh me ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës. Borxhi publik i Italisë është me vlerë mbi 130 për qind të PBB-së, niveli i dytë më i lartë në BE pas Greqisë dhe më shumë se dyfishi i kufirit të BE prej 60 për qind. Buxheti i Italisë synon të ketë një deficit prej 2.4 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm, më shumë se tre herë atë që kishte premtuar më parë. Dhe rritja e shpenzimeve do të thotë se Italia nuk do të reduktojë borxhin e saj siç kishte premtuar.

“Italia duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të ulur borxhin e saj sepse është armiku i ekonomisë” – tha Moscovici.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...