Nafta zgjeron humbjet – Brenti i Londrës, në nivelin më të ulët që nga gushti

E mërkurë, 24 October 2018 15:44

Çmimet e naftës kanë vijuar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të sotëm, me naftën Brent që po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga gushti i këtij viti. Çmimet po gjenden nën presion për shkak të shqetësimeve se kërkesa po dobësohet.

Por, në anën tjetër, humbjet po kufizohen nga sanksionet amerikane ndaj naftës iraniane.

Në një shenjë se furnizimi i tregut është i mjaftueshëm, Instituti Amerikan i Naftës deklaroi se rezervat në SHBA u rritën me 9.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, shumë më tepër se parashikimet e analistëve.

Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës nga qeveria amerikane. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 66.4 dollarë për fuçi.

Në sesionin e kaluar, çmimet e naftës ranë ndjeshëm, me Brentin e Londrës që humbi 4.3% të vlerës. Shitja masive që karakterizoi tregun e aksioneve u zhvendos edhe në tregun e naftës, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ecurinë e ekonomisë globale.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimin për kërkesën globale për naftë, gjatë vitit 2019, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë.

Analistët mendojnë se, gjatë vitit të ardhshëm çmimet mund të gjenden nën presion edhe për shkak të pritshmërive për rritjen e prodhimit të naftës argjilore në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...