Habiten amerikanët – Shqiptarët rekord në kalimin e paligjshëm të kufirit, më shumë se sirianët e afganët  

E Enjte, 25 October 2018 16:01

Të dhënat zyrtare nga roja kufitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregojnë se shqiptarët mbajnë rekord për emigracionin e paligjshëm edhe në kontinentin e ri. Madje, sipas këtyre të dhënave, shqiptarët që kanë kaluar ilegalisht kufirin gjatë vitit të kaluar për në SHBA, janë më të shumtë në numër edhe se afganët, sirianët apo qytetarë të tjerë nga vendet në konflikt.

Rumunët janë ata që `shpëtojnë` shqiptarët nga të mbajturit e një tjetër rekordi europian në drejtim të emigrimit të paligjshëm, por kësaj here përtej kufijve të kontinentit të vjetër.Paçka se bëhet fjalë për vetëm 55 individë të pikasur dhe të deportuar nga roja kufitare amerikane gjatë 2017-ës, të dhënat tregojnë se jemi të dytët europianë në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

Për rumunët shifra fiksohet në 450 emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë, për vendet e tjera të rajonit, shifrat janë bindshëm më të ulëta, pasi në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi bëhet fjalë për vetëm nga një rast, 2 në rastin e Kosovës, 9 në rastin e Maqedonisë dhe 3 në rastin e Bosnje Hercegovinës.

Por ndërkohë që shqiptarët janë pranë rekordit europian, të dhënat tregojnë se gjatë viteve të kaluara, shifrat kanë qenë më të mëdha. Për 2016-ën bëhet fjala për 113 individë, ndërkohë që rekordi është në 20 13-ën, me 311 të tillë. Shifra ka zbritur në 307 në 2014—ën dhe 41 në 2015.

 

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 16:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...